Surja Et-Tegabun 64:14 التغابن
Ky është ajeti 14 nga 18 i sures Et-Tegabun, ajeti 5213 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 557.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجِكُمۡ وَأَوۡلَٰدِكُمۡ عَدُوّٗا لَّكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُمۡۚ وَإِن تَعۡفُواْ وَتَصۡفَحُواْ وَتَغۡفِرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ
O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë370.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 370 Gratë, fëmijët dhe gjërat e bukura të jetës tokësore mund ta shkëpusin njeriun, në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme, nga përmendja e Allahut. Sipas komentuesve të Kuranit, ky varg merr shkas nga disa mekas që nuk mërguan në Medinë me Profetin Muhamed (a.s.), për shkak të presionit të disa familjarëve të tyre jobesimtarë. Njëkohësisht, vargu merr shkas edhe nga disa medinas që, nga frika se mos i linin vetëm gruan dhe fëmijët, nuk merrnin pjesë asnjëherë në fushatat ushtarake. Kur ata e kuptuan këtë dobësi të vetën, deshën t’i ndëshkonin familjarët e tyre, sepse i kishin penguar nga rruga e Allahut, por ky varg kuranor i këshilloi ata të ishin të butë dhe të harronin të keqen që kishin pësuar.
64:14 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 64:14
Al-Mukhtasar
O ju që i keni besuar Allahut dhe i vini në zbatim porositë e Tij! Sigurisht që prej grave dhe fëmijëve tuaj, ka të tillë që janë armiq të besimit tuaj, duke ju penguar prej adhurimit të Allahut e duke ju shtyrë të jepeni pas kësaj bote. Prandaj ruajuni prej tyre e mos lejoni që ata të kenë kontroll mbi ju e t’ju pengojnë prej rrugës së Allahut apo t’ju nxisin të bëni diçka të ndaluar! Mirëpo nëse i falni për lajthitjen dhe paditurinë e tyre dhe ua mbuloni ato që kanë bërë, duke mos ua përmendur, atëherë dijeni se edhe Allahu është Mbulues e Falës i gjynaheve. Ai ju fal juve siç edhe ju i falët ata dhe është i Mëshirshëm me robërit e Vet besimtarë që me veprat e tyre kërkojnë mëshirën e Tij.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 18
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 557
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 557
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 558
Në cilën sure është ajeti 64:14?
Surja Et-Tegabun (التغابن). Surja 64 nga 114 · 18 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 64:14?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 64:14?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 557 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 557 · Mushafi Naskh (612 faqe): 558.
Sa fjalë ka ajeti 64:14?
Numri i fjalëve: 18.
Sa shkronja arabe ka ajeti 64:14?
Ajeti 64:14: 85 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 64:14 në Kuran?
Ajeti 64:14 është ajeti 5,213 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tegabun?
Surja Et-Tegabun ka 18 ajete. Është surja numër 64 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tegabun është mekase apo medinase?
Surja Et-Tegabun klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 64:14?
Po. Ajeti 64:14 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tegabun?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 18 ajetet dhe 241 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.