Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja Et-Tegabun është surja numër 64 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si medinase dhe ka 18 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 556.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ لَهُ ٱلۡمُلۡكُ وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

    Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Atij i takon pushteti epror dhe lavdia. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!

  2. هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ فَمِنكُمۡ كَافِرٞ وَمِنكُم مُّؤۡمِنٞۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٌ

    Është Ai që ju krijoi ju, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë. Por Allahu e sheh mirë çdo gjë që bëni.

  3. خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّ وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ

    Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën, ju ka dhënë format tuaja dhe jua ka bërë ato të bukura; të gjithë tek Ai do të ktheheni.

  4. يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعۡلِنُونَۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

    Ai di gjithçka që përmbajnë qiejt dhe Toka. Ai i di të fshehtat tuaja dhe ato që i bëni haptazi. Allahu i di të gjitha ç’keni në zemrat tuaja.

  5. أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ نَبَؤُاْ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبۡلُ فَذَاقُواْ وَبَالَ أَمۡرِهِمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

    A nuk keni dëgjuar për ata që kanë mohuar më parë dhe i kanë shijuar pasojat e veprave të tyre? Për ata do të ketë dënim të dhembshëm,

  6. ذَٰلِكَ بِأَنَّهُۥ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٞ يَهۡدُونَنَا فَكَفَرُواْ وَتَوَلَّواْۖ وَّٱسۡتَغۡنَى ٱللَّهُۚ وَٱللَّهُ غَنِيٌّ حَمِيدٞ

    sepse, kur të dërguarit e tyre sillnin prova të qarta, ata thoshin: “Vallë, vdekatarë si ne do të na udhëheqin?” Dhe kështu mohuan e ia kthyen kurrizin (besimit). Por Allahu nuk ka nevojë (për ata). Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavd.

  7. زَعَمَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن لَّن يُبۡعَثُواْۚ قُلۡ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتُبۡعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلۡتُمۡۚ وَذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ

    Mohuesit kujtojnë se nuk do të ringjallen kurrsesi. Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë ç’keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.

  8. فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلنُّورِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلۡنَاۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

    Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin), që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.

  9. يَوۡمَ يَجۡمَعُكُمۡ لِيَوۡمِ ٱلۡجَمۡعِۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلتَّغَابُنِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

    Dita, kur Ai do t’ju mbledhë, dita, kur të gjithë do të grumbulloheni, do të jetë Dita e humbjes dhe fitimit. Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t’ia falë gjynahet dhe do ta shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.

  10. وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

    Ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përherë. Eh, sa fund i tmerrshëm është ai!

  11. مَآ أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ يَهۡدِ قَلۡبَهُۥۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

    Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij. Allahu di mirë çdo gjë.

  12. وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَۚ فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَإِنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

    Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Nëse ju i ktheni shpinën të Dërguarit Tonë, dijeni se ai ka për detyrë vetëm që t’ju shpjegojë qartë.

  13. ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

    Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, prandaj, vetëm tek Ai le të mbështeten besimtarët.

  14. يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ مِنۡ أَزۡوَٰجِكُمۡ وَأَوۡلَٰدِكُمۡ عَدُوّٗا لَّكُمۡ فَٱحۡذَرُوهُمۡۚ وَإِن تَعۡفُواْ وَتَصۡفَحُواْ وَتَغۡفِرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

    O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë370.

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 370 Gratë, fëmijët dhe gjërat e bukura të jetës tokësore mund ta shkëpusin njeriun, në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme, nga përmendja e Allahut. Sipas komentuesve të Kuranit, ky varg merr shkas nga disa mekas që nuk mërguan në Medinë me Profetin Muhamed (a.s.), për shkak të presionit të disa familjarëve të tyre jobesimtarë. Njëkohësisht, vargu merr shkas edhe nga disa medinas që, nga frika se mos i linin vetëm gruan dhe fëmijët, nuk merrnin pjesë asnjëherë në fushatat ushtarake. Kur ata e kuptuan këtë dobësi të vetën, deshën t’i ndëshkonin familjarët e tyre, sepse i kishin penguar nga rruga e Allahut, por ky varg kuranor i këshilloi ata të ishin të butë dhe të harronin të keqen që kishin pësuar.
  15. إِنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞۚ وَٱللَّهُ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ

    Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.

  16. فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ وَٱسۡمَعُواْ وَأَطِيعُواْ وَأَنفِقُواْ خَيۡرٗا لِّأَنفُسِكُمۡۗ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفۡسِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

    Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit.

  17. إِن تُقۡرِضُواْ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا يُضَٰعِفۡهُ لَكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ

    Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai jua kthen shumëfish atë dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës dhe nuk nxiton në dënime.

  18. عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

    Ai është Njohësi i të padukshmes dhe së dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti.

0/18
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy Et-Tegabun 0:00 0:00

Surja Et-Tegabun në mushaf

Zbritja
medinase
Xhuzi
28
Numri i fjalëve
241
Mushafi i Medinës (604 faqe)
556-557
Mushafi IndoPak (610 faqe)
556-557
Mushafi Naskh (612 faqe)
557-558

Pyetje rreth sures Et-Tegabun

Sa ajete ka surja Et-Tegabun?

Surja Et-Tegabun ka 18 ajete. Është surja numër 64 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja Et-Tegabun?

Surja Et-Tegabun: xhuzi 28 nga 30.

Surja Et-Tegabun është mekase apo medinase?

Surja Et-Tegabun klasifikohet si medinase.

Në cilën faqe është surja Et-Tegabun?

Surja Et-Tegabun në mushafin e Medinës (604 faqe): 556-557. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 556-557. Në mushafin Naskh (612 faqe): 557-558.

Sa fjalë ka surja Et-Tegabun?

Surja Et-Tegabun: 241 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja Et-Tegabun?

Surja Et-Tegabun: 1,072 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja Et-Tegabun në Kuran?

Surja Et-Tegabun shkon nga ajeti 5,200 deri te ajeti 5,217 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja Et-Tegabun ajet sexhdeje?

Jo. Surja Et-Tegabun nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren Et-Tegabun?

Po. Të 18 ajetet e sures Et-Tegabun luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tegabun?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 18 ajetet dhe 241 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren Et-Tegabun

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play