Surja Et-Tegabun 64:9 التغابن
Ky është ajeti 9 nga 18 i sures Et-Tegabun, ajeti 5208 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 556.
يَوۡمَ يَجۡمَعُكُمۡ لِيَوۡمِ ٱلۡجَمۡعِۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلتَّغَابُنِۗ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Dita, kur Ai do t’ju mbledhë, dita, kur të gjithë do të grumbulloheni, do të jetë Dita e humbjes dhe fitimit. Atij që beson në Allahun dhe bën vepra të mira, Allahu do t’ia falë gjynahet dhe do ta shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.
64:9 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 64:9
Al-Mukhtasar
Kujto, o i Dërguar, ditën kur Ai t’i bashkojë të gjithë njerëzit, duke i ringjallur për t’i gjykuar për veprat e tyre! Në atë ditë do të shfaqen humbja dhe mangësitë e mohuesve, kur besimtarët të zënë vendet që do të ishin për ta (mohuesit) në Xhenet (sikur të besonin). Prandaj, kush i beson Allahut dhe bën vepra të devotshme prej jush, Allahu nëpërmjet tyre ka për t’ia fshirë atij të këqijat e ka për ta futur në kopshtet e Xhenetit, nën pallatet dhe pemët e të cilit rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përjetë së bashku me besimtarët e tjerë. Ky, pra, është fitimi i madh, për të cilin ia vlen, o besimtarë, që të punoni për të!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 27
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 556
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 557
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 558
Në cilën sure është ajeti 64:9?
Surja Et-Tegabun (التغابن). Surja 64 nga 114 · 18 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 64:9?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 64:9?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 556 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 557 · Mushafi Naskh (612 faqe): 558.
Sa fjalë ka ajeti 64:9?
Numri i fjalëve: 27.
Sa shkronja arabe ka ajeti 64:9?
Ajeti 64:9: 118 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 64:9 në Kuran?
Ajeti 64:9 është ajeti 5,208 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tegabun?
Surja Et-Tegabun ka 18 ajete. Është surja numër 64 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tegabun është mekase apo medinase?
Surja Et-Tegabun klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 64:9?
Po. Ajeti 64:9 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tegabun?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 18 ajetet dhe 241 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.