Surja Et-Tahrim 66:8 التحريم
Ky është ajeti 8 nga 12 i sures Et-Tahrim, ajeti 5237 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 561.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ تُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ تَوۡبَةٗ نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيُدۡخِلَكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يَوۡمَ لَا يُخۡزِي ٱللَّهُ ٱلنَّبِيَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥۖ نُورُهُمۡ يَسۡعَىٰ بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَبِأَيۡمَٰنِهِمۡ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتۡمِمۡ لَنَا نُورَنَا وَٱغۡفِرۡ لَنَآۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.
66:8 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 66:8
Al-Mukhtasar
O ju që keni besuar, e i zbatoni porositë e Allahut! Pendohuni sinqerisht tek Allahu për të gjitha gjynahet, sa jeni në këtë botë, me shpresën se Zoti ka për t’ua fshirë të këqijat dhe ka për t’ju futur në kopshtet e Xhenetit, nën kështjellat e pemët e të cilit rrjedhin lumenjtë e përjetësisë në Ditën e Gjykimit. Atë ditë kur Allahu kurrsesi nuk ka për ta poshtëruar Lajmëtarin e Vet dhe as ata që patën besuar së bashku me të (Sahabët), siç ka për t’i poshtëruar hipokritët. Në errësirën e asaj dite besimtarëve do t’u prijë drita e punëve të tyre përpara dhe në të djathtë të tyre për të hyrë në Xhenet. Pasi të shohin se si Allahu i poshtëron hipokritët në mesin e tyre, duke ua fikur dritën e veprave sipërfaqësore që kanë bërë për tu dukur në jetën e dynjasë, besimtarët do të thonë: “O Zoti ynë! Na e plotëso e na e mbaj edhe më shumë dritën tonë, derisa të hyjmë në Xhenet dhe na i fal neve padrejtësitë e gjynahet, se me të vërtetë Ti ke mundësi për çdo gjë!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 45
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 561
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 561
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 562
Në cilën sure është ajeti 66:8?
Surja Et-Tahrim (التحريم). Surja 66 nga 114 · 12 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 66:8?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 66:8?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 561 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 561 · Mushafi Naskh (612 faqe): 562.
Sa fjalë ka ajeti 66:8?
Numri i fjalëve: 45.
Sa shkronja arabe ka ajeti 66:8?
Ajeti 66:8: 192 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 66:8 në Kuran?
Ajeti 66:8 është ajeti 5,237 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tahrim?
Surja Et-Tahrim ka 12 ajete. Është surja numër 66 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tahrim është mekase apo medinase?
Surja Et-Tahrim klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 66:8?
Po. Ajeti 66:8 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tahrim?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 12 ajetet dhe 249 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.