Surja Et-Tevbe 9:36 التوبة
Ky është ajeti 36 nga 129 i sures Et-Tevbe, ajeti 1271 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 192.
إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ وَقَٰتِلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ كَآفَّةٗ كَمَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ كَآفَّةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ
Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:36 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 9:36
Al-Mukhtasar
Numri i muajve të vitit, sipas gjykimit të Allahut, është dymbëdhjetë, siç e ka shkruar Allahu në Leuhi Mahfudh, kur krijoi qiejt dhe Tokën. Prej këtyre, katër syresh janë muaj të shenjtë, në të cilët Allahu e ka ndaluar që të luftohet. Tre nga këta muaj janë të njëpasnjëshëm: Dhul-ka’de, Dhul-hixhxhe e Muharrem, ndërsa njëri veç tyre, muaji Rexheb. Këto janë udhëzime të fesë së drejtë, prandaj mos i bëni padrejtësi vetes në këto muaj të shenjtë, duke ndezur luftëra në to e duke shkelur shenjtërinë e tyre! Ashtu siç idhujtarët ju luftojnë të tërëve edhe ju luftojini ata në tërësi. Dhe dijeni se Allahu do të ndihmojë me fitore dhe qëndresë të devotshmit që zbatojnë urdhërimet dhe ndalimet e Tij. Kush ka ndihmën e Allahut, nuk mund të mposhtet nga askush.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 36
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 192
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 192
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 193
Në cilën sure është ajeti 9:36?
Surja Et-Tevbe (التوبة). Surja 9 nga 114 · 129 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 9:36?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 9:36?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 192 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 192 · Mushafi Naskh (612 faqe): 193.
Sa fjalë ka ajeti 9:36?
Numri i fjalëve: 36.
Sa shkronja arabe ka ajeti 9:36?
Ajeti 9:36: 155 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 9:36 në Kuran?
Ajeti 9:36 është ajeti 1,271 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tevbe?
Surja Et-Tevbe ka 129 ajete. Është surja numër 9 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tevbe është mekase apo medinase?
Surja Et-Tevbe klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 9:36?
Po. Ajeti 9:36 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tevbe?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 129 ajetet dhe 2,498 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.