Surja Et-Tevbe 9:37 التوبة
Ky është ajeti 37 nga 129 i sures Et-Tevbe, ajeti 1272 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 193.
إِنَّمَا ٱلنَّسِيٓءُ زِيَادَةٞ فِي ٱلۡكُفۡرِۖ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُحِلُّونَهُۥ عَامٗا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامٗا لِّيُوَاطِـُٔواْ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّواْ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُۚ زُيِّنَ لَهُمۡ سُوٓءُ أَعۡمَٰلِهِمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Vërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu.124 Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit jobesimtarë.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 124 Ky varg është themelor për sa i përket përkufizimit islam të ndarjes së kohës. Kalendari hënor përmban 354 ditë, 11 më pak se ai diellor (12 kur viti është i brishtë). Për këtë arsye, astronomët e periudhës paraislame shtonin një muaj në çdo tre vjet, duke rivënë harmoninë midis kalendarit hënor dhe atij diellor. Përveç arsyeve astronomike, ky muaj shtesë shërbente për t’u ndërfutur edhe midis muajve të shenjtë – gjatë të cilëve nuk lejohej lufta – me qëllim që plaçkitësit të kishin pretekst për të sulmuar karvanët e haxhilerëve, duke pretenduar se ishin në kohën që lejohej lufta. Një aspekt tjetër i kësaj reforme të kalendarit, është muaji i agjërimit, ramazani, i cili çdo vit fillon 11-12 ditë më herët se vitin paraardhës, duke bërë që në 33 vjet, ai të bëjë një xhiro të plotë të kalendarit diellor. Me vendosjen e këtij ligji që ka vlerë të përgjithshme, Allahu i Madhëruar, me dijen e Tij, ka zhdukur çdo mundësi pabarazie në trajtim midis myslimanëve që jetojnë në pjesë të ndryshme të botës. Nëse muaji i agjërimit do të ecte sipas kalendarit diellor, disa besimtarë do të agjëronin gjithnjë në periudha të nxehta me ditë të gjata, kurse disa të tjerë do të agjëronin në ditë të freskëta e të shkurtra, pra, me më pak angazhim dhe meritë.
9:37 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 9:37
Al-Mukhtasar
Në të vërtetë, zhvendosja e shenjtërisë së muajve sipas interesit, siç bënin arabët e injorancës paraislamike, konsiderohet herezi shtesë mbi mosbesimin e tyre. Me këtë zhvendosje ata ndryshojnë vendimin e Allahut në lidhje me muajt e shenjtë. Kështu i devijoi shejtani ata femohues, kur shpiku për ta këtë traditë të shëmtuar. Ata e ndryshonin shenjtërinë e muajve, kur donin të bënin luftë në periudhën e muajve që njiheshin për të shenjtë, duke shkelur kështu caktimin e Allahut. Me këtë veprim ruanin numrin e muajve të shenjtë, ndonëse cenonin realitetin e tyre. Në këtë mënyrë, shejtani ua zbukuroi veprat e këqija. Allahu nuk u jep sukses jobesimtarëve që vazhdojnë në mohimin e tyre.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 193
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 193
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 194
Në cilën sure është ajeti 9:37?
Surja Et-Tevbe (التوبة). Surja 9 nga 114 · 129 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 9:37?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 9:37?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 193 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 193 · Mushafi Naskh (612 faqe): 194.
Sa fjalë ka ajeti 9:37?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 9:37?
Ajeti 9:37: 132 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 9:37 në Kuran?
Ajeti 9:37 është ajeti 1,272 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tevbe?
Surja Et-Tevbe ka 129 ajete. Është surja numër 9 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tevbe është mekase apo medinase?
Surja Et-Tevbe klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 9:37?
Po. Ajeti 9:37 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tevbe?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 129 ajetet dhe 2,498 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.