Surja Ez-Zumer 39:10 الزمر
Ky është ajeti 10 nga 75 i sures Ez-Zumer, ajeti 4068 nga 6236 në Kuran, xhuzi 23. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 459.
قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٖ
Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë”.
39:10 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 39:10
Al-Mukhtasar
Përcillu (o i Dërguar) besimtarëve Fjalët e Mia: “O robërit e Mi, që më keni besuar Mua e të dërguarve të Mi! Mbrohuni (e shpëtoni) prej dënimit të Zotit tuaj me kryerjen e urdhëresave të Tij e me largimin prej ndalesave të Tij! Ta dini se ata që bëjnë mirë në jetën e kësaj bote, do të kenë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. E nëse pengoheni për t’i vënë në zbatim porositë e Allahut, dijeni se toka e Allahut është e gjerë, prandaj emigroni nëpër të, derisa të gjeni një vend ku mund ta adhuroni Allahun e nuk ju pengon askush. Atyre që tregohen të qëndrueshëm e i përballojnë vështirësitë me durim, Allahu ka për t’u dhuruar shpërblim të pallogaritshëm, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër!”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 23
- Numri i fjalëve
- 21
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 459
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 459
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 460
Në cilën sure është ajeti 39:10?
Surja Ez-Zumer (الزمر). Surja 39 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 39:10?
Xhuzi: 23.
Në cilën faqe është ajeti 39:10?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 459 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 459 · Mushafi Naskh (612 faqe): 460.
Sa fjalë ka ajeti 39:10?
Numri i fjalëve: 21.
Sa shkronja arabe ka ajeti 39:10?
Ajeti 39:10: 93 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 39:10 në Kuran?
Ajeti 39:10 është ajeti 4,068 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ez-Zumer?
Surja Ez-Zumer ka 75 ajete. Është surja numër 39 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ez-Zumer është mekase apo medinase?
Surja Ez-Zumer klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 39:10?
Po. Ajeti 39:10 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ez-Zumer?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,172 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.