Kalo te përmbajtja

El-Alak العلق · Ali Jaber

Reciton Ali Jaber 19 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ

    Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),

  2. خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ

    e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!

  3. ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ

    Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,

  4. ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ

    i Cili, me anë të penës ia mësoi,

  5. عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ

    ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.

  6. كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ

    Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,

  7. أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ

    kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.

  8. إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ

    Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!

  9. أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ

    A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon

  10. عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ

    robin (Tonë) kur falet?415

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 415 Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
  11. أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ

    A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë

  12. أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ

    dhe që urdhëron për devotshmëri?!

  13. أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ

    Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,

  14. أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ

    a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!

  15. كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ

    Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),

  16. نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ

    për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.

  17. فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ

    Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,416

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 416 Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij.
  18. سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ

    Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!

  19. كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩

    Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!

0/19
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Ali Jaber El-Alak 96:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Ali Jaber

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play