Kalo te përmbajtja

El-Beled البلد · Abdullah Awad al-Juhani

Reciton Abdullah Awad al-Juhani 20 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ

    Betohem për këtë vend,404

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 404 Mekën.
  2. وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ

    në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),405

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 405 Pra, “ti je i lirë t’i luftosh armiqtë e tu” ose “je i lirë nga gjynahet”. Sipas një interpretimi tjetër: “ti je banor i këtij qyteti”.
  3. وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ

    dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,

  4. لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ

    se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!406

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 406 Pra, të luftojë për të shpëtuar shpirtin.
  5. أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ

    A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?

  6. يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا

    Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

  7. أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ

    Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?

  8. أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ

    A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,

  9. وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ

    edhe gjuhë, edhe dy buzë,

  10. وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ

    dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?407

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 407 Rrugën e së mirës dhe rrugën e së keqes.
  11. فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ

    Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!

  12. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ

    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?

  13. فَكُّ رَقَبَةٍ

    Ajo është të lirosh një skllav

  14. أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ

    ose të ushqesh në një ditë zie

  15. يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ

    jetimin e afërm

  16. أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ

    ose të varfrin e mjerë.

  17. ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ

    Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.

  18. أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ

    Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.

  19. وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ

    Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.

  20. عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ

    Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.

0/20
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Abdullah Awad al-Juhani El-Beled 90:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Abdullah Awad al-Juhani

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play