Kalo te përmbajtja

El-Felek الفلق · Akram al-Alaqmi

Reciton Akram al-Alaqmi 5 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ

    Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,

  2. مِن شَرِّ مَا خَلَقَ

    që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

  3. وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

    dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

  4. وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ

    dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)442

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 442 Vargu bën fjalë për një formë magjie të zezë, që praktikohej shumë në Arabinë paraislamike.
  5. وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

    dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”443

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 443 Syri i keq që vjen si pasojë e smirës, është, sigurisht, një nga format me ndikim më të fortë negativ që mund të gjenden. Nuk mund të mohohet se, ky është një instrument të cilin e përdor shejtani për të realizuar ndikime të ndryshme dhe të rënda te njerëzit: tek ata që e pësojnë, pa i kuptuar dhe pa i njohur shkaqet e “shqetësimit” të tyre; tek ata që përpiqen ta shërojnë “syrin” me praktika të tjera magjike dhe tek ata që e shkaktojnë, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë objektivë ose subjektivë të intrigave djallëzore kundër njerëzimit. Për t’u ruajtur nga shejtani, shërben lutja “E‘ûdhu bil-lâhi min-esh shejtân-irr raxhîm” (Strehohem tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar), por është mirë të kujtohet edhe vargu 99 i sures 16 “në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre”.
0/5
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Akram al-Alaqmi El-Felek 113:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Akram al-Alaqmi

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play