Kalo te përmbajtja

El-Fil الفيل · Ali Abdur-Rahman al-Hudhaify

Reciton Ali Abdur-Rahman al-Hudhaify 5 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَٰبِ ٱلۡفِيلِ

    Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?429

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 429 Në vitin 570 (ose 571), Ebreha, guvernatori abisinas i Jemenit, u betua se do të shkatërronte Qabenë, të cilën e quante një tempull pagan, në mënyrë që të vendoste dominimin e krishterë në të gjithë Gadishullin Arabik. Ai mblodhi një ushtri të fuqishme, në krye të së cilës marshonte një elefant i madh dhe u drejtua për nga Meka. Kur ushtria iu afrua Mekës, elefanti u ul dhe nuk pranonte të ecte në atë drejtim. Kur i ndërronin drejtim, ai ecte. Kjo ishte shenjë që ushtria e Ebrehasë të mos e sulmonte Mekën, por Ebrehaja s’ia vuri veshin asaj. Prandaj, Allahu i Madhëruar i goditi ashpërsisht njerëzit e elefantit nëpërmjet tufash të panumërta me zogj, që lëshonin një lloj guri të fortë e vdekjeprurës. Morali ishte i qartë për fisin Kurejsh: Allahu i Madhëruar e kishte mbrojtur Faltoren e Tij, ashtu edhe ata vetë, prandaj duhej të ishin mirënjohës për këtë.
  2. أَلَمۡ يَجۡعَلۡ كَيۡدَهُمۡ فِي تَضۡلِيلٖ

    A nuk ua prishi atyre kurthin,

  3. وَأَرۡسَلَ عَلَيۡهِمۡ طَيۡرًا أَبَابِيلَ

    duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,

  4. تَرۡمِيهِم بِحِجَارَةٖ مِّن سِجِّيلٖ

    të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?

  5. فَجَعَلَهُمۡ كَعَصۡفٖ مَّأۡكُولِۭ

    Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.

0/5
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Ali Abdur-Rahman al-Hudhaify El-Fil 105:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Ali Abdur-Rahman al-Hudhaify

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play