Kalo te përmbajtja

En-Nas الناس · Ali Jaber

Reciton Ali Jaber 6 ajete Hafs nga Asimi Murattal

përkthimi: Hasan Efendi Nahi

Lexo suren

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ

    Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve,444

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 444 Sipas disa transmetimeve nga Ibn Abbasi dhe Aishja, një magjistar hebre me emrin Lebid që jetonte në Medinë, ishte ngarkuar t’i bënte Profetit Muhamed (a.s.) një magji vdekjeprurëse. Magjistari arriti të siguronte disa fije nga flokët e Profetit (a.s.) dhe me to bëri njëmbëdhjetë nyje. Bijat e tij frynin në secilën prej këtyre nyjave, duke thënë mallkime të frikshme. Pastaj, magjinë e mbështollën, duke i shtuar një filiz palme hurmash dhe e hodhën në një pus. Profeti (a.s.) filloi të ndiente shqetësime të çuditshme si: humbje të kujtesës, dobësi, humbje të oreksit etj. dhe gjendja e tij po përkeqësohej, derisa Allahu i Madhëruar ia zbuloi në ëndërr shkakun e shqetësimeve të tij dhe vendin, ku ishte fshehur magjia. Kur Profeti (a.s.) u zgjua, atij i erdhi Xhebraili (a.s.) dhe i dha dy sure, njëra me pesë vargje dhe tjetra me gjashtë. Profeti (a.s.) dërgoi Aliun te pusi me detyrën për të lexuar këto dy sure. Ndërsa ai lexonte suret, nyjat zgjidheshin njëra pas tjetrës dhe Muhamedi (a.s.) rifitonte forcat dhe kthjelltësinë e humbur. Dy suret në fjalë janë ato me të cilat mbyllet Kurani i Madhërishëm. Këto sure kanë një rëndësi të madhe rituale dhe myslimanët i recitojnë ato shpesh për t’u ruajtur nga çdo e keqe, fizike apo shpirtërore qoftë.
  2. مَلِكِ ٱلنَّاسِ

    Sundimtari i njerëzve,

  3. إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ

    i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve,

  4. مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ

    nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)

  5. ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ

    e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,

  6. مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ

    (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”

0/6
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Ali Jaber En-Nas 114:1 0:00 0:00

Sure të tjera nga Ali Jaber

Recitues të tjerë

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play