Surja Ta-Ha 20:40 طه
Ky është ajeti 40 nga 135 i sures Ta-Ha, ajeti 2388 nga 6236 në Kuran, xhuzi 16. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 314.
إِذۡ تَمۡشِيٓ أُخۡتُكَ فَتَقُولُ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰ مَن يَكۡفُلُهُۥۖ فَرَجَعۡنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَۚ وَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا فَنَجَّيۡنَٰكَ مِنَ ٱلۡغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونٗاۚ فَلَبِثۡتَ سِنِينَ فِيٓ أَهۡلِ مَدۡيَنَ ثُمَّ جِئۡتَ عَلَىٰ قَدَرٖ يَٰمُوسَىٰ
Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
20:40 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 20:40
Al-Mukhtasar
Të falëm mirësi edhe atëherë kur motra jote doli duke e ndjekur sëndukun hap pas hapi dhe u tha atyre që e morën: “A dëshironi që t’ju informoj për dikë që mund të kujdeset, mund t’i japë gji e mund ta edukojë?!” Pra, të bëmë mirë duke të të kthyer përsëri tek nëna jote, që ajo të gëzohej e të mos dëshpërohej prej mungesës sate. Edhe kur vrave ushtarin kopt (vendas) me një goditje, Ne sërish të dhuruam mirësi, duke të të shpëtuar prej ndëshkimit. Në fakt, të kemi shpëtuar prej çdo sprove me të cilën u përballe, derisa përfundimisht dole (prej Egjiptit) dhe qëndrove për vite të tëra në popullin e Medjenit. Pastaj erdhe pikërisht në kohën kur e kishim paracaktuar që të vije, për të folur drejtpërdrejt me ty, o Musa.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 16
- Numri i fjalëve
- 34
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 314
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 314
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 315
Në cilën sure është ajeti 20:40?
Surja Ta-Ha (طه). Surja 20 nga 114 · 135 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 20:40?
Xhuzi: 16.
Në cilën faqe është ajeti 20:40?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 314 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 314 · Mushafi Naskh (612 faqe): 315.
Sa fjalë ka ajeti 20:40?
Numri i fjalëve: 34.
Sa shkronja arabe ka ajeti 20:40?
Ajeti 20:40: 126 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 20:40 në Kuran?
Ajeti 20:40 është ajeti 2,388 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ta-Ha?
Surja Ta-Ha ka 135 ajete. Është surja numër 20 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ta-Ha është mekase apo medinase?
Surja Ta-Ha klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 20:40?
Po. Ajeti 20:40 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ta-Ha?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 135 ajetet dhe 1,335 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.