Surja Junus 10:38 يونس
Ky është ajeti 38 nga 109 i sures Junus, ajeti 1402 nga 6236 në Kuran, xhuzi 11. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 213.
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundeni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
10:38 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 10:38
Al-Mukhtasar
Idhujtarë të tillë madje do të thonë: “Në të vërtetë, këtë Kuran vetë Muhamedi صلى الله عليه وسلم e ka përpiluar, duke ia mveshur atë Allahut”. Thuaju, o i Dërguar, si përgjigje ndaj tyre: “Nëse do ta kisha trilluar vetë, unë që jam njeri si ju, atëherë silleni edhe ju të paktën një sure të vetme si ky (Kuran); madje thirrni kë të mundeni, që t’ju ndihmojnë, nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj, se ky Kuran qenka i trilluar. Por ju nuk do të mund ta bëni një gjë të tillë. Pafuqia juaj për ta bërë këtë, ndonëse jeni të zotët e fjalës dhe të elokuencës, tregon se ky Kuran është i zbritur nga vetë Allahu.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 11
- Numri i fjalëve
- 16
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 213
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 213
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 214
Në cilën sure është ajeti 10:38?
Surja Junus (يونس). Surja 10 nga 114 · 109 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 10:38?
Xhuzi: 11.
Në cilën faqe është ajeti 10:38?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 213 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 213 · Mushafi Naskh (612 faqe): 214.
Sa fjalë ka ajeti 10:38?
Numri i fjalëve: 16.
Sa shkronja arabe ka ajeti 10:38?
Ajeti 10:38: 65 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 10:38 në Kuran?
Ajeti 10:38 është ajeti 1,402 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Junus?
Surja Junus ka 109 ajete. Është surja numër 10 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Junus është mekase apo medinase?
Surja Junus klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 10:38?
Po. Ajeti 10:38 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Junus?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 109 ajetet dhe 1,833 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.