Surja Jusuf 12:100 يوسف
Ky është ajeti 100 nga 111 i sures Jusuf, ajeti 1696 nga 6236 në Kuran, xhuzi 13. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 247.
وَرَفَعَ أَبَوَيۡهِ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ وَخَرُّواْ لَهُۥ سُجَّدٗاۖ وَقَالَ يَٰٓأَبَتِ هَٰذَا تَأۡوِيلُ رُءۡيَٰيَ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَعَلَهَا رَبِّي حَقّٗاۖ وَقَدۡ أَحۡسَنَ بِيٓ إِذۡ أَخۡرَجَنِي مِنَ ٱلسِّجۡنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلۡبَدۡوِ مِنۢ بَعۡدِ أَن نَّزَغَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بَيۡنِي وَبَيۡنَ إِخۡوَتِيٓۚ إِنَّ رَبِّي لَطِيفٞ لِّمَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَلِيمُ ٱلۡحَكِيمُ
Ai i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij. Ai tha: “O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e përmbushi atë. Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretëtira, pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!
12:100 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 12:100
Al-Mukhtasar
Pastaj i uli prindërit e vet në fronin ku ai qëndronte. Më tej prindërit dhe 11 vëllezërit e tij e përshëndetën duke u përulur në sexhde, e cila ishte akt nderimi e jo adhurimi asokohe. Në këtë mënyrë u përmbush caktimi i Allahut që i kishte dalë Jusufit në ëndërr. Atëherë, Jusufi عليه السلام i tha të atit: “Baba! Rënia juaj në sexhde për mua në shenjë nderimi është interpretimi i ëndrrës që kisha parë e ta kisha treguar ty. Zoti im e bëri atë realitet. Zoti im tregoi edhe mirësi të tjera ndaj meje, kur më nxori prej burgut e kur ju solli juve prej shkretëtirës, pas asaj që bëri shejtani, duke prishur marrëdhëniet me vëllezërit e mi. Zoti im është i Butë në mënyrën se si Ai drejton, kur e dëshiron diçka të tillë. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjendje të robëve të Vet, si dhe i Urtë në mënyrën se si Ai drejton.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 13
- Numri i fjalëve
- 46
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 247
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 247
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 248
Në cilën sure është ajeti 12:100?
Surja Jusuf (يوسف). Surja 12 nga 114 · 111 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 12:100?
Xhuzi: 13.
Në cilën faqe është ajeti 12:100?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 247 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 247 · Mushafi Naskh (612 faqe): 248.
Sa fjalë ka ajeti 12:100?
Numri i fjalëve: 46.
Sa shkronja arabe ka ajeti 12:100?
Ajeti 12:100: 166 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 12:100 në Kuran?
Ajeti 12:100 është ajeti 1,696 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Jusuf?
Surja Jusuf ka 111 ajete. Është surja numër 12 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Jusuf është mekase apo medinase?
Surja Jusuf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 12:100?
Po. Ajeti 12:100 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Jusuf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,777 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.