Kalo te përmbajtja

Surja El-Ahzab 33:50 الأحزاب

Ky është ajeti 50 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3583 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 424.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَحۡلَلۡنَا لَكَ أَزۡوَٰجَكَ ٱلَّٰتِيٓ ءَاتَيۡتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتۡ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيۡكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّٰتِي هَاجَرۡنَ مَعَكَ وَٱمۡرَأَةٗ مُّؤۡمِنَةً إِن وَهَبَتۡ نَفۡسَهَا لِلنَّبِيِّ إِنۡ أَرَادَ ٱلنَّبِيُّ أَن يَسۡتَنكِحَهَا خَالِصَةٗ لَّكَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۗ قَدۡ عَلِمۡنَا مَا فَرَضۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيٓ أَزۡوَٰجِهِمۡ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُهُمۡ لِكَيۡلَا يَكُونَ عَلَيۡكَ حَرَجٞۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.267

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 267 Profeti Muhamed a.s., kishte themeluar një institucion teologjik të femrave (një lloj fakulteti i asaj kohe), por atë e kufizoi vetëm për gratë e veta. Atij i erdhi një leje prej Zotit, që, nëse dëshironte të zgjeronte këtë veprimtari, mund të merrte edhe një grua tjetër. Por kjo leje ishte vetëm për të. Kjo kishte rëndësi të madhe për përhapjen e diturisë te femrat (përkthyesi).

33:50 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Ahzab
0/73
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Ahzab 33:50 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 33:50

Al-Mukhtasar

O i Dërguar! Në të vërtetë, Ne të kemi lejuar që të bëhen gratë tuaja ato të cilave u keni dhënë mehrin (dhuratën e kurorës), robëreshat të cilat Allahu ju ka mundësuar të keni në zotërimin tuaj, vajzat e xhaxhait, vajzat e hallave, vajzat e dajave dhe vajzat e tezeve tuaja, të cilat, ashtu sikurse ti, u shpërngulën në rrugë të Allahut prej Mekës në Medine. Po ashtu cilado grua besimtare që e dhuron veten e vet për Pejgamberin, pa kërkuar prej tij asnjë mehër (dhuratë për kurorën), nëse edhe vetë Pejgamberi e dëshiron martesën me të, martesë e cila vlen vetëm për ty e jo për besimtarët e tjerë, pasi ata e kanë detyrë dhënien e mehrit asaj, marrjen e pëlqimit të kujdestarit të saj dhe aktin e martesës së tyre duke e dëshmuar atë dy burra të besueshëm. Ne e dimë shumë mirë se çfarë u kemi bërë detyrë besimtarëve në lidhje me gratë e tyre, duke mos ua lejuar që të martohen me më shumë se katër gra, e duke ua lejuar robëreshat që ata i kanë nën pushtetin e tyre, e që për të cilat ata nuk kanë asnjë limit. Prandaj rasti yt është specifik vetëm për ty. Ne ta zbritëm në Shpallje këtë, në mënyrë që të mos ishe në siklet e i ngushtuar prej besimtarëve, në lidhje me përjashtimin tënd prej detyrimeve të tyre. Allahu është Gafur (Mbulues e Falës i gjynaheve) për të gjithë besimtarët dhe Rrahim (Mëshirëplotë) ndaj tyre.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
22
Numri i fjalëve
61
Mushafi i Medinës (604 faqe)
424
Mushafi IndoPak (610 faqe)
424
Mushafi Naskh (612 faqe)
425
Në cilën sure është ajeti 33:50?

Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 33:50?

Xhuzi: 22.

Në cilën faqe është ajeti 33:50?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 424 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 424 · Mushafi Naskh (612 faqe): 425.

Sa fjalë ka ajeti 33:50?

Numri i fjalëve: 61.

Sa shkronja arabe ka ajeti 33:50?

Ajeti 33:50: 257 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 33:50 në Kuran?

Ajeti 33:50 është ajeti 3,583 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Ahzab?

Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?

Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 33:50?

Po. Ajeti 33:50 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play