Surja El-Ahzab 33:51 الأحزاب
Ky është ajeti 51 nga 73 i sures El-Ahzab, ajeti 3584 nga 6236 në Kuran, xhuzi 22. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 425.
۞ تُرۡجِي مَن تَشَآءُ مِنۡهُنَّ وَتُـٔۡوِيٓ إِلَيۡكَ مَن تَشَآءُۖ وَمَنِ ٱبۡتَغَيۡتَ مِمَّنۡ عَزَلۡتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكَۚ ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعۡيُنُهُنَّ وَلَا يَحۡزَنَّ وَيَرۡضَيۡنَ بِمَآ ءَاتَيۡتَهُنَّ كُلُّهُنَّۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي قُلُوبِكُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمٗا
Ti mund ta largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë. Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
33:51 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 33:51
Al-Mukhtasar
Prej këtyre kategorive që u përmendën, o i Dërguar, ti mund të refuzosh kë të duash për të qenë bashkëshortja jote e mund të afrosh kë të duash prej tyre për të qenë e tillë, ashtu sikurse nuk është gjynah për ty që, ndonjërës prej grave me të cilat ti je i martuar, të mos i afrohesh dhe të zgjedhësh t’i afrohesh asaj që ti dëshiron. Madje edhe nëse ti dëshiron që të kthehesh përsëri tek ajo që kishe hequr dorë prej saj, kthimi yt tek ajo nuk është gjynah për ty, aq më tepër kur kjo ndihmon që ato të jenë të gëzuara e të mos dëshpërohen, pasiqë e dijnë mirë se ti nuk lë mangu ndonjë obligim. Allahu e di shumë mirë atë që gjendet në zemrat tuaja, o njerëz dhe se me të vërtetë Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë me ju. Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë që ndodh mes burrave dhe grave të tyre, pa iu fshehur Atij asgjë prej tyre, si dhe i Butë ndaj tyre, duke u dhënë afat e mos i ndëshkuar, në mënyrë që ata të pendohen. *Meqë Kurani ka zbritur në vende, situata e periudha të ndryshme kohore gjatë jetës së Pejgamberit, renditja, lidhja dhe sistemimi i mahnitshëm hyjnor i vargjeve të zbritura në një afat kohor prej 23 vjetësh, e bën Kuranin një mrekulli, që nuk mund ta rrokë mendja e njeriut. Edhe pse sot ne e lexojmë me një frymë, ajeti në vijim tregon periudhë kohore mes ajeteve të zbritura:
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 22
- Numri i fjalëve
- 35
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 425
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 425
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 426
Në cilën sure është ajeti 33:51?
Surja El-Ahzab (الأحزاب). Surja 33 nga 114 · 73 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 33:51?
Xhuzi: 22.
Në cilën faqe është ajeti 33:51?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 425 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 425 · Mushafi Naskh (612 faqe): 426.
Sa fjalë ka ajeti 33:51?
Numri i fjalëve: 35.
Sa shkronja arabe ka ajeti 33:51?
Ajeti 33:51: 138 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 33:51 në Kuran?
Ajeti 33:51 është ajeti 3,584 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Ahzab?
Surja El-Ahzab ka 73 ajete. Është surja numër 33 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Ahzab është mekase apo medinase?
Surja El-Ahzab klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 33:51?
Po. Ajeti 33:51 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Ahzab?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 73 ajetet dhe 1,287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.