Surja El-En'am 6:148 الأنعام
Ky është ajeti 148 nga 165 i sures El-En'am, ajeti 937 nga 6236 në Kuran, xhuzi 8. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 148.
سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكۡنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ حَتَّىٰ ذَاقُواْ بَأۡسَنَاۗ قُلۡ هَلۡ عِندَكُم مِّنۡ عِلۡمٖ فَتُخۡرِجُوهُ لَنَآۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَخۡرُصُونَ
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.
6:148 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 6:148
Al-Mukhtasar
Idhujtarët justifikohen me Dëshirën dhe me Caktimin e Allahut, për të treguar vërtetësinë e idhujtarisë së tyre. Ata thonë: “Po të kishte dashur Allahu që të mos i bënim Atij shirk, as ne e as baballarët tanë, nuk do t’i kishim bërë dot. Po të donte Ai që ne të mos i quanim haram ato gjëra, ne nuk do t’i bënim dot.” Po me këto arsyetime të dobëta u mohuan të dërguarit e mëparshëm: “Po të kishte dashur Allahu që të mos i kishim mohuar ata (të dërguarit), ne nuk i kishim mohuar”. Dhe kështu vazhduan në mohim, derisa shijuan dënimin Tonë, të cilin e zbritëm mbi ta. Thuaju, o i Dërguar, idhujtarëve të tillë: “A mos keni ndonjë argument që vërteton se Allahu është i kënaqur me ju, që ju t’i bëni Atij shirk e ta konsideroni hallall atë që Ai e ka bërë haram apo ta konsideroni haram atë që Ai e ka bërë hallall?! Fakti pse ju e bëni një gjë të tillë nuk tregon se Ai është i kënaqur me ju. Në fakt, ju ndiqni për këtë vetëm se hamendjen, por hamendja nuk i bën asnjë dobi të Vërtetës, prandaj ju jeni duke gënjyer.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 8
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 148
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 148
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 149
Në cilën sure është ajeti 6:148?
Surja El-En'am (الأنعام). Surja 6 nga 114 · 165 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 6:148?
Xhuzi: 8.
Në cilën faqe është ajeti 6:148?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 148 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 148 · Mushafi Naskh (612 faqe): 149.
Sa fjalë ka ajeti 6:148?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 6:148?
Ajeti 6:148: 143 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 6:148 në Kuran?
Ajeti 6:148 është ajeti 937 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-En'am?
Surja El-En'am ka 165 ajete. Është surja numër 6 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-En'am është mekase apo medinase?
Surja El-En'am klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 6:148?
Po. Ajeti 6:148 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-En'am?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 165 ajetet dhe 3,050 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.