Surja El-Enfal 8:19 الأنفال
Ky është ajeti 19 nga 75 i sures El-Enfal, ajeti 1179 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 179.
إِن تَسۡتَفۡتِحُواْ فَقَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡفَتۡحُۖ وَإِن تَنتَهُواْ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَعُودُواْ نَعُدۡ وَلَن تُغۡنِيَ عَنكُمۡ فِئَتُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَوۡ كَثُرَتۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Nëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
8:19 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 8:19
Al-Mukhtasar
E në qoftë se ju, o idhujtarë, kërkuat që Allahu ta lëshonte ndëshkimin e Vet mbi ata që ishin keqbërës dhe arrogantë, atëherë Allahu e lëshoi mbi ju atë që ju e kërkuat. Ai ishte ndëshkim për ju dhe mësim për të përkushtuarit. Nëse ju hiqni dorë nga kërkimi i luftës, kjo është në të mirën tuaj, pasi ndoshta jua shtyn afatin dhe nuk hakmerret ndaj jush. Por nëse ju riktheheni me luftë kundër besimtarëve, edhe Ne kemi për t’u rikthyer, duke lëshuar dënimin Tonë mbi ju dhe duke i ndihmuar besimtarët përsëri. Nuk do të vlejnë fare mbështetësit dhe aleancat tuaja, edhe nëse janë të shumtë në numër e të mirëpërgatitur, edhe nëse besimtarët janë pakicë, pasi Allahu është me besimtarët. Ai i ndihmon e i mbështet ata dhe ta dini se, kur Allahu mbështet dikë, askush nuk mund ta mposhtë atë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 24
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 179
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 179
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 180
Në cilën sure është ajeti 8:19?
Surja El-Enfal (الأنفال). Surja 8 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 8:19?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 8:19?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 179 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 179 · Mushafi Naskh (612 faqe): 180.
Sa fjalë ka ajeti 8:19?
Numri i fjalëve: 24.
Sa shkronja arabe ka ajeti 8:19?
Ajeti 8:19: 97 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 8:19 në Kuran?
Ajeti 8:19 është ajeti 1,179 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Enfal?
Surja El-Enfal ka 75 ajete. Është surja numër 8 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Enfal është mekase apo medinase?
Surja El-Enfal klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 8:19?
Po. Ajeti 8:19 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Enfal?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,233 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.