Surja El-Enfal 8:72 الأنفال
Ky është ajeti 72 nga 75 i sures El-Enfal, ajeti 1232 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 186.
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَٰٓئِكَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يُهَاجِرُواْ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَيۡءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْۚ وَإِنِ ٱسۡتَنصَرُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ فَعَلَيۡكُمُ ٱلنَّصۡرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ
Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.
8:72 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 8:72
Al-Mukhtasar
Vërtet, ata që besuan në Allahun dhe në Vërtetësinë e të Dërguarit të Tij, zbatuan fenë e Tij, u shpërngulën drejt vendit islam, apo aty ku mund ta adhuronin Allahun të sigurt dhe luftuan me mish e me shpirt për të ngritur Fjalën e Tij, janë miq e aleatë me ensarët, të cilët i strehuan dhe i ndihmuan të shpërngulurit. Sa për ata që besuan në Allahun dhe nuk u shpërngulën drejt vendit të Islamit, ndaj tyre nuk keni asnjë përgjegjësi për t’i ndihmuar dhe për t’i mbrojtur, derisa edhe ata të shpërngulen për hir të Allahut. Megjithatë, nëse idhujtarët u bëjnë padrejtësi atyre dhe ata kërkojnë ndihmë prej jush, atëherë ndihmojini ata kundër armiqve të tyre, përveç nëse mes jush dhe mes armiqve të tyre ka marrëveshje paqeje, që ju nuk mund ta shkelni dot. Allahu është Vështrues i asaj që ju bëni. Atij nuk i fshihet asgjë prej veprave tuaja dhe Ai ka për t’ju shpërblyer për to.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 45
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 186
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 186
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 187
Në cilën sure është ajeti 8:72?
Surja El-Enfal (الأنفال). Surja 8 nga 114 · 75 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 8:72?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 8:72?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 186 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 186 · Mushafi Naskh (612 faqe): 187.
Sa fjalë ka ajeti 8:72?
Numri i fjalëve: 45.
Sa shkronja arabe ka ajeti 8:72?
Ajeti 8:72: 208 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 8:72 në Kuran?
Ajeti 8:72 është ajeti 1,232 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Enfal?
Surja El-Enfal ka 75 ajete. Është surja numër 8 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Enfal është mekase apo medinase?
Surja El-Enfal klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 8:72?
Po. Ajeti 8:72 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Enfal?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 75 ajetet dhe 1,233 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.