Surja El-A'raf 7:143 الأعراف
Ky është ajeti 143 nga 206 i sures El-A'raf, ajeti 1097 nga 6236 në Kuran, xhuzi 9. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 167.
وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِيٓ أَنظُرۡ إِلَيۡكَۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِي وَلَٰكِنِ ٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡجَبَلِ فَإِنِ ٱسۡتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوۡفَ تَرَىٰنِيۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلۡجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكّٗا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقٗاۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبۡحَٰنَكَ تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të, ai tha: “O Zoti im, shfaqu që të të shoh” Zoti tha: “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”. E kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi atë dhe e bëri pluhur, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, ai tha: “I lavdëruar qofsh Ti o Zot! Kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve!”
7:143 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 7:143
Al-Mukhtasar
Kur erdhi Musai për bashkëbisedimin me Zotin e vet, sipas kohës së përcaktuar për të, që ishte pikërisht pasi të plotësohen dyzet netë, e pasi Allahu i komunikoi atë që deshi, si urdhëresat, ndalesat etj., Musait i lindi dëshira që të shikonte Zotin. Prandaj ia kërkoi Atij që t’ia mundësonte ta shihte, por Allahu iu përgjigj: “Ti nuk mund të më shikosh Mua në jetën e kësaj bote, për shkak se nuk mund ta përballosh diçka të tillë. Mirëpo shikoje malin, të cilit Unë do t’i shfaqem: nëse ai qëndron në vendin e vet, pa ndryshuar, atëherë do mund të më shohësh. Por nëse ai bëhet rrafsh me tokën, nuk do mund të më shohësh në këtë botë.” Kur Allahu iu shfaq malit, e bëri atë rrafsh me tokën. Musai ra pa ndjenja nga kjo. Pasi u përmend prej alivanosjes, ai tha: “Të qofsha falë, o Zot, i Pastër je Ti prej çdo gjëje që mund të të përshkruhet! Unë pendohem para Teje për atë që kërkova, - pra, që të të shihja në jetën e kësaj bote, - e unë jam i pari besimtar në popullin tim (lidhur me këtë).”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 9
- Numri i fjalëve
- 41
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 167
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 167
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 168
Në cilën sure është ajeti 7:143?
Surja El-A'raf (الأعراف). Surja 7 nga 114 · 206 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 7:143?
Xhuzi: 9.
Në cilën faqe është ajeti 7:143?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 167 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 167 · Mushafi Naskh (612 faqe): 168.
Sa fjalë ka ajeti 7:143?
Numri i fjalëve: 41.
Sa shkronja arabe ka ajeti 7:143?
Ajeti 7:143: 163 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 7:143 në Kuran?
Ajeti 7:143 është ajeti 1,097 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-A'raf?
Surja El-A'raf ka 206 ajete. Është surja numër 7 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-A'raf është mekase apo medinase?
Surja El-A'raf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 7:143?
Po. Ajeti 7:143 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-A'raf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 206 ajetet dhe 3,320 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.