Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:165 البقرة

Ky është ajeti 165 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 172 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 25.

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادٗا يُحِبُّونَهُمۡ كَحُبِّ ٱللَّهِۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَشَدُّ حُبّٗا لِّلَّهِۗ وَلَوۡ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِذۡ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ أَنَّ ٱلۡقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعٗا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعَذَابِ

E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.

2:165 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:165 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:165

Al-Mukhtasar

Përkundër këtyre argumenteve të qarta, ka njerëz që, në vend të Allahut, besojnë zota të tjerë, duke i konsideruar ata ortakë të Allahut të Lartësuar, madje i duan siç e duan Allahun. Por besimtarët, dashurinë për Allahun e kanë më të fortë sesa ata kanë për idhujt e tyre, sepse besimtarët nuk e barazojnë Allahun me askënd dhe e duan Atë në rehati e në vështirësi. Ndërsa paganët i duan idhujt e tyre vetëm kur janë mirë, ndërsa kur janë keq, kthehen dhe i luten Allahut. Nëse keqbërësit, me idhujtarinë dhe gjynahet e tyre, do ta shikonin gjendjen e vet në Botën Tjetër, pra, dënimin, atëherë do ta kuptonin se i vetmi që zotëron të gjithë fuqinë është Allahu dhe se Ai është Ndëshkues i ashpër i atyre që e kundërshtojnë Atë. Sikur ata ta shihnin këtë gjë, mesiguri që nuk do t'i shoqëronin Atij askënd në adhurim.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
31
Mushafi i Medinës (604 faqe)
25
Mushafi IndoPak (610 faqe)
25
Mushafi Naskh (612 faqe)
26
Në cilën sure është ajeti 2:165?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:165?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:165?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 25 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 25 · Mushafi Naskh (612 faqe): 26.

Sa fjalë ka ajeti 2:165?

Numri i fjalëve: 31.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:165?

Ajeti 2:165: 124 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:165 në Kuran?

Ajeti 2:165 është ajeti 172 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:165?

Po. Ajeti 2:165 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play