Kalo te përmbajtja

Surja El-Bekare 2:189 البقرة

Ky është ajeti 189 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 196 nga 6236 në Kuran, xhuzi 2. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 29.

۞ يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَهِلَّةِۖ قُلۡ هِيَ مَوَٰقِيتُ لِلنَّاسِ وَٱلۡحَجِّۗ وَلَيۡسَ ٱلۡبِرُّ بِأَن تَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنِ ٱتَّقَىٰۗ وَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِنۡ أَبۡوَٰبِهَاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!

2:189 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Bekare
0/286
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Bekare 2:189 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 2:189

Al-Mukhtasar

Të pyesin ty, o i Dërguar, për hënën dhe ndryshimin e fazave të saj. Përgjigjju atyre, duke u treguar Urtësinë në lidhje me të: Hëna tregon kohën për njerëzit e nëpërmjet saj ata mësojnë kohën e adhurimeve të tyre, siç janë muajt e Haxhit, muaji i agjërimit, plotësimi i vitit për dhënien e zekatit; mësojnë edhe përcaktimet kohore në lidhje me marrëdhëniet mes tyre, siç janë përcaktimi i afatit të shpagimeve (dijje), borxheve etj. Nuk është prej mirësisë e as e udhës që të hyni në shtëpi nga prapa, kur ju jeni të veshur me ihram në Haxh a umre – siç mendonit në kohën e injorancës paraislame. Mirësi e vërtetë ështe që të keni frikë Allahun haptazi dhe fshehtazi. Madje, futja në shtëpi nga dera kryesore është më e lehtë dhe më pak e mundimshme. Allahu nuk ju ka detyruar me diçka që është e vështirë dhe e mundimshme për ju. Vendosni mes jush dhe mes dënimit të Allahut një mburojë me vepra të mira, me shpresë se do të fitoni atë që synoni e do të shpëtoni prej asaj që keni frikë.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
2
Numri i fjalëve
27
Mushafi i Medinës (604 faqe)
29
Mushafi IndoPak (610 faqe)
29
Mushafi Naskh (612 faqe)
30
Në cilën sure është ajeti 2:189?

Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 2:189?

Xhuzi: 2.

Në cilën faqe është ajeti 2:189?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 29 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 29 · Mushafi Naskh (612 faqe): 30.

Sa fjalë ka ajeti 2:189?

Numri i fjalëve: 27.

Sa shkronja arabe ka ajeti 2:189?

Ajeti 2:189: 118 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 2:189 në Kuran?

Ajeti 2:189 është ajeti 196 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Bekare?

Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Bekare është mekase apo medinase?

Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 2:189?

Po. Ajeti 2:189 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play