Surja El-Bekare 2:26 البقرة
Ky është ajeti 26 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 33 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 5.
۞ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسۡتَحۡيِۦٓ أَن يَضۡرِبَ مَثَلٗا مَّا بَعُوضَةٗ فَمَا فَوۡقَهَاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَيَعۡلَمُونَ أَنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّهِمۡۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَيَقُولُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۘ يُضِلُّ بِهِۦ كَثِيرٗا وَيَهۡدِي بِهِۦ كَثِيرٗاۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِۦٓ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقِينَ
Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
2:26 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:26
Al-Mukhtasar
Allahu i Lartësuar nuk e ka për turp që të sjellë si shembull çfarëdo gjëje që Ai dëshiron, qoftë edhe një mushkonjë, apo diçka edhe më të madhe a më të vogël se ajo. Lidhur me këtë shembull, njerëzit ndahen në dy kategori: në besimtarë dhe në jobesimtarë. Sa u përket besimtarëve, ata e dinë dhe janë të bindur se prapa këtij shembulli ka një urtësi; ndërsa jobesimtarët do të pyesin me përqeshje se, përse Allahu sjell si shembuj krijesa kaq të neveritshme, si mushkonja, miza, merimanga etj. Megjithatë, Allahu u përgjigjet se këto shëmbëlltyra vijnë si udhëzime dhe provë për njerëzit. Nëpërmjet tyre, Allahu i lë disa njerëz në humbje, sepse refuzojnë të meditojnë për to e të tillë janë shumë; por ka edhe prej tyre që Allahu i udhëzon me to, sepse ata nxjerrin mësime prej tyre dhe të këtillë ka shumë. Megjithatë, Allahu nuk lë në humbje veçse ata që e meritojnë humbjen e që nuk i binden Atij, siç janë hipokritët.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 39
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 5
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 5
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 6
Në cilën sure është ajeti 2:26?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:26?
Xhuzi: 1.
Në cilën faqe është ajeti 2:26?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 5 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 5 · Mushafi Naskh (612 faqe): 6.
Sa fjalë ka ajeti 2:26?
Numri i fjalëve: 39.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:26?
Ajeti 2:26: 154 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:26 në Kuran?
Ajeti 2:26 është ajeti 33 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:26?
Po. Ajeti 2:26 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.