Surja El-Bekare 2:264 البقرة
Ky është ajeti 264 nga 286 i sures El-Bekare, ajeti 271 nga 6236 në Kuran, xhuzi 3. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 44.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُبۡطِلُواْ صَدَقَٰتِكُم بِٱلۡمَنِّ وَٱلۡأَذَىٰ كَٱلَّذِي يُنفِقُ مَالَهُۥ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۖ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ صَفۡوَانٍ عَلَيۡهِ تُرَابٞ فَأَصَابَهُۥ وَابِلٞ فَتَرَكَهُۥ صَلۡدٗاۖ لَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّمَّا كَسَبُواْۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.
2:264 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 2:264
Al-Mukhtasar
O ju që e keni besuar Allahun dhe ndiqni të Dërguarin e Tij. Mos i prishni sevapet e sadakave tuaja duke u mburrur për këtë dhe duke dëmtuar personin, të cilit ia keni dhënë. Kush e bën këtë është si ai që shpenzon për t'u parë dhe vlerësuar nga njerëzit, dhe nuk ka besim në Allahun, në shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij Ditën e Gjykimit. Ai i shembëllen një shkëmbi të lëmuar, sipër të cilit gjendet dhé, por një rrebesh shiu e fshien dhe e lë atë të zhveshur, pa asgjë sipër. Kështu ndodh edhe me ata që duan të duken e të bien në sy: sevapet e veprave të tyre fshihen dhe zhduken. Allahu nuk i udhëzon jobesimtarët te gjërat që e kënaqin Atë e që u bëjnë dobi atyre.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 3
- Numri i fjalëve
- 38
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 44
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 44
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 45
Në cilën sure është ajeti 2:264?
Surja El-Bekare (البقرة). Surja 2 nga 114 · 286 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 2:264?
Xhuzi: 3.
Në cilën faqe është ajeti 2:264?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 44 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 44 · Mushafi Naskh (612 faqe): 45.
Sa fjalë ka ajeti 2:264?
Numri i fjalëve: 38.
Sa shkronja arabe ka ajeti 2:264?
Ajeti 2:264: 172 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 2:264 në Kuran?
Ajeti 2:264 është ajeti 271 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Bekare?
Surja El-Bekare ka 286 ajete. Është surja numër 2 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Bekare është mekase apo medinase?
Surja El-Bekare klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 2:264?
Po. Ajeti 2:264 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Bekare?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 286 ajetet dhe 6,116 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.