Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Buruxh është surja numër 85 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 22 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 590.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ

    Për qiellin me yjësi,

  2. وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ

    për Ditën e premtuar399,

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 399 Ditën e Kiametit.
  3. وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ

    për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!

  4. قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ

    Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,400

    Shënimet e përkthyesit (1)
    1. 400 “Njerëzit e Hendekut”: vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas. Ai i përndoqi të krishterët e asaj krahine dhe martirizoi një numër të madh prej tyre, duke i hedhur në një hendek të mbushur me zjarr. Sipas disa transmetimeve, aty u dogjën njëzet e tre mijë të krishterë. Historia tregon se ky krim nuk mbeti pa u ndëshkuar, sepse një ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash u dërgua kundër Dhu Nuvasit nga Negusi i Etiopisë. Ushtria e Dhu Nuvasit u shpartallua, ai vrau veten dhe njerëzit e tij u skllavëruan. Për të marrë hakun e të krishterëve të vrarë, kaloi nën tehun e shpatës një e treta e burrave të Nexhranit dhe një e gjashta e grave u skllavërua.
  5. ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ

    zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,

  6. إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ

    kur rrinin ulur rreth tij,

  7. وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ

    duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!

  8. وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ

    Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,

  9. ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

    të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.

  10. إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ

    Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.

  11. إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ

    Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.

  12. إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ

    Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!

  13. إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ

    Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.

  14. وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ

    Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,

  15. ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ

    Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,

  16. فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ

    Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.

  17. هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ

    A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive

  18. فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ

    të Faraonit dhe të fisit Themud?

  19. بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ

    E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,

  20. وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ

    ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.

  21. بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ

    Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,

  22. فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ

    në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).

0/22
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Buruxh 0:00 0:00

Surja El-Buruxh në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
30
Numri i fjalëve
109
Mushafi i Medinës (604 faqe)
590
Mushafi IndoPak (610 faqe)
595-596
Mushafi Naskh (612 faqe)
596-597

Pyetje rreth sures El-Buruxh

Sa ajete ka surja El-Buruxh?

Surja El-Buruxh ka 22 ajete. Është surja numër 85 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Buruxh?

Surja El-Buruxh: xhuzi 30 nga 30.

Surja El-Buruxh është mekase apo medinase?

Surja El-Buruxh klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Buruxh?

Surja El-Buruxh në mushafin e Medinës (604 faqe): 590. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 595-596. Në mushafin Naskh (612 faqe): 596-597.

Sa fjalë ka surja El-Buruxh?

Surja El-Buruxh: 109 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Buruxh?

Surja El-Buruxh: 463 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Buruxh në Kuran?

Surja El-Buruxh shkon nga ajeti 5,910 deri te ajeti 5,931 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Buruxh ajet sexhdeje?

Jo. Surja El-Buruxh nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren El-Buruxh?

Po. Të 22 ajetet e sures El-Buruxh luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Buruxh?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 22 ajetet dhe 109 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Buruxh

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play