Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Inshikak është surja numër 84 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 25 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 589.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ

    Kur qielli të çahet,

  2. وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ

    duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;

  3. وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ

    kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)

  4. وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ

    dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,

  5. وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ

    duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,

  6. يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ

    atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.

  7. فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ

    Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,

  8. فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا

    do ta ketë të lehtë llogarinë

  9. وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا

    dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.

  10. وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ

    Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,

  11. فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا

    do të lutet për të vdekur

  12. وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا

    dhe në zjarr do të digjet,

  13. إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا

    sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,

  14. إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ

    duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).

  15. بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا

    Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!

  16. فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ

    Betohem në kuqërrimin e muzgut,

  17. وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ

    në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,

  18. وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ

    si dhe në hënën e plotë,

  19. لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ

    se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!

  20. فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

    Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!

  21. وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ ۩

    E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!

  22. بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ

    Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.

  23. وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ

    Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,

  24. فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

    prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),

  25. إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ

    përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.

0/25
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Inshikak 0:00 0:00

Surja El-Inshikak në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
30
Numri i fjalëve
107
Mushafi i Medinës (604 faqe)
589
Mushafi IndoPak (610 faqe)
594-595
Mushafi Naskh (612 faqe)
595-596

Ajeti 21 mban shenjën e sexhdes në mushafin e Medinës.

Pyetje rreth sures El-Inshikak

Sa ajete ka surja El-Inshikak?

Surja El-Inshikak ka 25 ajete. Është surja numër 84 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Inshikak?

Surja El-Inshikak: xhuzi 30 nga 30.

Surja El-Inshikak është mekase apo medinase?

Surja El-Inshikak klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Inshikak?

Surja El-Inshikak në mushafin e Medinës (604 faqe): 589. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 594-595. Në mushafin Naskh (612 faqe): 595-596.

Sa fjalë ka surja El-Inshikak?

Surja El-Inshikak: 107 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Inshikak?

Surja El-Inshikak: 440 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Inshikak në Kuran?

Surja El-Inshikak shkon nga ajeti 5,885 deri te ajeti 5,909 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Inshikak ajet sexhdeje?

Po. Në mushafin e Medinës shenja e sexhdes në suren El-Inshikak bie te ajetet: 21.

A mund ta dëgjoj suren El-Inshikak?

Po. Të 25 ajetet e sures El-Inshikak luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Inshikak?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 25 ajetet dhe 107 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Inshikak

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play