Surja El-Fet'h 48:11 الفتح
Ky është ajeti 11 nga 29 i sures El-Fet'h, ajeti 4594 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 512.
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا
Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush320: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t’ju godasë ose, nëse synon t’ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 320 Pra, që nuk morën pjesë në luftë përkrah jush. Disa fise nga arabët e shkretëtirës kishin lidhur një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë me Profetin (a.s.), por, nga frika, nuk e respektuan atë, kur besimtarët do të ndesheshin me kurejshët.
48:11 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 48:11
Al-Mukhtasar
Do të të vijnë ty ( o i Dërguar) pas kësaj beduinët (nomadët e shkretëtirës), të cilët nuk u bashkuan me ju që në fillim, e do të thonë: “Na penguan pasuritë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë dhe të mos na bjerë ndonjë ndëshkim prej Tij!” Ata, në të vërtetë, janë duke thënë me gjuhën e tyre, atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaju (o i Dërguar): “E kush mund të zotërojë diçka që do mund t’ju shpëtojë juve prej Allahut, nëse Ai do dëshirojë t’ju godasë me ndonjë të keqe apo dëshiron që t’ju japë ndonjë të mirë?!” S’ka nevojë, pasi Allahu është gjithmonë në dijeni rreth jush, madje edhe për këtë shtirje që jeni duke sajuar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 512
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 512
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 513
Në cilën sure është ajeti 48:11?
Surja El-Fet'h (الفتح). Surja 48 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 48:11?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 48:11?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 512 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 512 · Mushafi Naskh (612 faqe): 513.
Sa fjalë ka ajeti 48:11?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 48:11?
Ajeti 48:11: 150 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 48:11 në Kuran?
Ajeti 48:11 është ajeti 4,594 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Fet'h?
Surja El-Fet'h ka 29 ajete. Është surja numër 48 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Fet'h është mekase apo medinase?
Surja El-Fet'h klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 48:11?
Po. Ajeti 48:11 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fet'h?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 560 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.