Surja El-Fet'h 48:12 الفتح
Ky është ajeti 12 nga 29 i sures El-Fet'h, ajeti 4595 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 512.
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا
Jo! Ju321 menduat se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të kthehen kurrë te familjet e tyre dhe zemrat tuaja ishin të kënaqura me këtë trill. Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 321 Arabët e shkretëtirës.
48:12 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 48:12
Al-Mukhtasar
Përkundrazi, nuk ishte preteksti juaj për ruajtjen e bagëtive, pasurive dhe familjeve, ai që ju pengoi t’i bashkoheshit të Dërguarit! Ju menduat se i Dërguari dhe besimtarët që ishin me të, nuk do ktheheshin të gjallë tek familjet e tyre në Medinë, për shkak të asaj që do t’u ndodhte. Këtë dëshirë jua zbukuroi shejtani në zemër dhe menduat keq për Zotin Tuaj, duke kujtuar se Ai nuk do ta ndihmonte të Dërguarin e Vet. Pikërisht për këtë mendim të keq për Allahun dhe për mosshoqërimin e Profetit në këtë udhëtim ju ishit një popull që e meritonit të zhdukeshit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 26
- Numri i fjalëve
- 20
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 512
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 512
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 513
Në cilën sure është ajeti 48:12?
Surja El-Fet'h (الفتح). Surja 48 nga 114 · 29 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 48:12?
Xhuzi: 26.
Në cilën faqe është ajeti 48:12?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 512 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 512 · Mushafi Naskh (612 faqe): 513.
Sa fjalë ka ajeti 48:12?
Numri i fjalëve: 20.
Sa shkronja arabe ka ajeti 48:12?
Ajeti 48:12: 85 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 48:12 në Kuran?
Ajeti 48:12 është ajeti 4,595 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Fet'h?
Surja El-Fet'h ka 29 ajete. Është surja numër 48 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Fet'h është mekase apo medinase?
Surja El-Fet'h klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 48:12?
Po. Ajeti 48:12 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fet'h?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 560 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.