Kalo te përmbajtja

Surja El-Fet'h 48:25 الفتح

Ky është ajeti 25 nga 29 i sures El-Fet'h, ajeti 4608 nga 6236 në Kuran, xhuzi 26. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 514.

هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا

Jobesimtarët ju penguan t’i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t’i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdhëruar t’i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t’i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan.

48:25 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Fet'h
0/29
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Fet'h 48:25 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 48:25

Al-Mukhtasar

(Banorët e Mekës) janë ata që e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ju penguan juve prej Xhamisë së Shenjtë (Qabes). Ata penguan edhe kurbanet, që të mos arrinin në vendin e caktuar për flijim. Sikur të mos kishte pasur mes popullit të tyre burra besimtarë dhe gra besimtare, të cilët e mbanin të fshehtë besimin e tyre nga frika e nuk do i kishit njohur, kishit për t’i vënë ata përpara, duke i vrarë së bashku me mohuesit. Pas kësaj do t’ju binte juve turpi e faji për këto vrasje pa dije, shoqëruar me hidhërim e dëmshpërblim.. Nëse nuk do të kishte qenë kjo, Allahu do të kishte ndezur luftën mes jush e mes tyre, me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet kë të dëshironte prej besimtarëve. Ndryshe, po të kishin qenë ata të veçuar e të ndarë prej njëri-tjetrit, Ne do t’i kishim dënuar ata mohues nëpërmjet jush me një dënim vërtetë të dhembshëm, për shkak të asaj që patën vepruar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
26
Numri i fjalëve
40
Mushafi i Medinës (604 faqe)
514
Mushafi IndoPak (610 faqe)
514
Mushafi Naskh (612 faqe)
515
Në cilën sure është ajeti 48:25?

Surja El-Fet'h (الفتح). Surja 48 nga 114 · 29 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 48:25?

Xhuzi: 26.

Në cilën faqe është ajeti 48:25?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 514 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 514 · Mushafi Naskh (612 faqe): 515.

Sa fjalë ka ajeti 48:25?

Numri i fjalëve: 40.

Sa shkronja arabe ka ajeti 48:25?

Ajeti 48:25: 178 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 48:25 në Kuran?

Ajeti 48:25 është ajeti 4,608 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Fet'h?

Surja El-Fet'h ka 29 ajete. Është surja numër 48 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Fet'h është mekase apo medinase?

Surja El-Fet'h klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 48:25?

Po. Ajeti 48:25 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fet'h?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 29 ajetet dhe 560 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play