Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
Rreth sures
Surja El-Fatiha është surja numër 1 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 7 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 1.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!1
Shënimet e përkthyesit (1)
- 1 Kjo formulë quhet El-Besmele në terminologjinë islame dhe ndodhet në fillim të çdo sureje të Kuranit, përveç sures së nëntë. Ajo është një thirrje që i drejtohet Allahut të Madhëruar, në mënyrë që Ai ta pranojë dhe ta bekojë veprimin që nis me këtë formulë. Besmele-ja përbëhet nga dy pjesë: përmendja e emrit të Allahut (bismil-lâh) dhe përmendja e dy prej cilësive të Tij, me të cilat Ai ka dashur që robërit e Vet ta identifikojnë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm (i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti). Kur shqipton pjesën e parë të formulës, myslimani thotë: “Me emrin e Allahut e nis leximin”. Më pas vazhdon me dy cilësitë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm, të cilët rrjedhin nga e njëjta rrënjë rahima që do të thotë “të mëshirosh”. Në lidhje me dallimin midis këtyre dy emrave të Allahut janë bërë trajtesa të shumta e të gjata, sepse, siç ndodh gjithmonë, para Madhështisë së Allahut dituria dhe njohuria njerëzore kanë gjithnjë diçka për të thënë. Sipas disa komenteve, emri Er-Rahmân do të thotë “i Mëshirshëm dhe Përdëllyes për të gjitha krijesat”, prandaj është përkthyer “I Gjithëmëshirshmi”, kurse emri Er-Rahîm, edhe pse tregon një mëshirë të pakufishme, sipas komentuesve të Kuranit, kjo mëshirë është e veçantë vetëm për besimtarët. Ky emër është përkthyer “Mëshirëploti”.
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,
ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ
Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.2
Shënimet e përkthyesit (1)
- 2 Vini re kumbimin e rreptë monoteist të lutjeve islame. Në Islam, jo vetëm që nuk duhet adhuruar asnjë krijesë, por edhe t’i lutesh për ndihmë ndonjë shenjtori, profeti apo çfarëdo krijese tjetër, është rreptësisht e ndaluar. Njeriu duhet t’i lutet për ndihmë vetëm Allahut.
ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ
Udhëzona në rrugën e drejtë!3
Shënimet e përkthyesit (1)
- 3 Pas lavdërimit të Allahut, pas njohjes së sundimit të Tij hyjnor mbi gjithësinë dhe mbi Ditën e Gjykimit dhe pas deklarimit të nënshtrimit të tërësishëm ndaj Allahut, që konkretizohet në adhurimin kushtuar Atij dhe në heqjen dorë nga çdo lloj ndihmësi e mbrojtësi tjetër përveç Atij, njeriu i kërkon Zotit të Tij që t’i japë një udhëzim për në rrugën e drejtë, një sistem doktrinar, shpirtëror dhe ligjor që do ta udhëheqë përmes kësaj prove tokësore deri në jetën e përtejme.
صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi4 e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,5 as në të atyre që janë të humbur!6
Shënimet e përkthyesit (3)
- 4 Vargu i fundit përmban pohimin se edhe para shpalljes së Kuranit, mëshira e Allahut të Madhëruar vepronte midis njerëzve, duke prodhuar sjellje të ndriçuara nga besimi dhe të udhëhequra nga frika ndaj Zotit. Sipas komentuesit më të njohur të Kuranit, Ibn Abbasit (r.a.), ata njerëz të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi, janë: profetët, besimtarët e sinqertë e të drejtë (siddikûn), martirët për çështjen e besimit (shuhadâ’) dhe besimtarët e mirë e të drejtë (sâlihûn).
- 5 Njerëzit e tillë janë ata që e njohin rrugën e drejtë, por që nuk e ndjekin atë.
- 6 Njerëzit e tillë janë ata që kanë gabuar rrugë, duke kujtuar se ndjekin rrugën e drejtë.
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Surja El-Fatiha në mushaf
- Zbritja
- mekase
- Xhuzi
- 1
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 1
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 1
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 2
Pyetje rreth sures El-Fatiha
Sa ajete ka surja El-Fatiha?
Surja El-Fatiha ka 7 ajete. Është surja numër 1 nga 114 suret e Kuranit.
Në cilin xhuz është surja El-Fatiha?
Surja El-Fatiha: xhuzi 1 nga 30.
Surja El-Fatiha është mekase apo medinase?
Surja El-Fatiha klasifikohet si mekase.
Në cilën faqe është surja El-Fatiha?
Surja El-Fatiha në mushafin e Medinës (604 faqe): 1. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 1. Në mushafin Naskh (612 faqe): 2.
Sa fjalë ka surja El-Fatiha?
Surja El-Fatiha: 29 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.
Sa shkronja arabe ka surja El-Fatiha?
Surja El-Fatiha: 139 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet surja El-Fatiha në Kuran?
Surja El-Fatiha shkon nga ajeti 1 deri te ajeti 7 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
A ka surja El-Fatiha ajet sexhdeje?
Jo. Surja El-Fatiha nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.
A mund ta dëgjoj suren El-Fatiha?
Po. Të 7 ajetet e sures El-Fatiha luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fatiha?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 7 ajetet dhe 29 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.
Dëgjo suren El-Fatiha
- Mishary Alafasy مشاري العفاسي Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset (Murattal) عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMurattal
- AbdulBaset AbdulSamad عبدالباسط عبدالصمد Hafs nga AsimiMuxheved
- Minshawi (Murattal) محمد صديق المنشاوي Hafs nga AsimiMurattal
- As-Sudais عبدالرحمن السديس Hafs nga AsimiMurattal
- Abu Bakr ash-Shatri أبو بكر الشاطري Hafs nga AsimiMurattal