Kalo te përmbajtja

Surja El-Fatiha 1:1 الفاتحة

Ky është ajeti 1 nga 7 i sures El-Fatiha, ajeti 1 nga 6236 në Kuran, xhuzi 1. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 1.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!1

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 1 Kjo formulë quhet El-Besmele në terminologjinë islame dhe ndodhet në fillim të çdo sureje të Kuranit, përveç sures së nëntë. Ajo është një thirrje që i drejtohet Allahut të Madhëruar, në mënyrë që Ai ta pranojë dhe ta bekojë veprimin që nis me këtë formulë. Besmele-ja përbëhet nga dy pjesë: përmendja e emrit të Allahut (bismil-lâh) dhe përmendja e dy prej cilësive të Tij, me të cilat Ai ka dashur që robërit e Vet ta identifikojnë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm (i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti). Kur shqipton pjesën e parë të formulës, myslimani thotë: “Me emrin e Allahut e nis leximin”. Më pas vazhdon me dy cilësitë: Er-Rahmân dhe Er-Rahîm, të cilët rrjedhin nga e njëjta rrënjë rahima që do të thotë “të mëshirosh”. Në lidhje me dallimin midis këtyre dy emrave të Allahut janë bërë trajtesa të shumta e të gjata, sepse, siç ndodh gjithmonë, para Madhështisë së Allahut dituria dhe njohuria njerëzore kanë gjithnjë diçka për të thënë. Sipas disa komenteve, emri Er-Rahmân do të thotë “i Mëshirshëm dhe Përdëllyes për të gjitha krijesat”, prandaj është përkthyer “I Gjithëmëshirshmi”, kurse emri Er-Rahîm, edhe pse tregon një mëshirë të pakufishme, sipas komentuesve të Kuranit, kjo mëshirë është e veçantë vetëm për besimtarët. Ky emër është përkthyer “Mëshirëploti”.

1:1 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Fatiha
0/7
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Fatiha 1:1 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 1:1

Al-Mukhtasar

Po e filloj leximin e Kur’anit me emrin e Allahut, duke kërkuar ndihmën dhe begatinë e Allahut të Lartësuar nëpërmjet përmendjes së emrit të Tij. Fraza e plotë e “Bismilahi”-t përmban tre emrat e bukur të Allahut, të cilët janë: a) “Allah”, që është Ai që e meriton të adhurohet. Ky është më i veçanti prej emrave të Allahut, me të cilin nuk emërtohet askush tjetër, përveç Tij- qoftë i Lartësuar! b) “Rrahman” është Ai që ka mëshirë gjithëpërfshirëse. Pra, Ai në Vetvete, është i Gjithmëshirshmi. c) “Rrahim” quhet Ai që ka mëshirë të veçantë, pra, Ai që mëshiron kë të dojë prej krijesave të Veta, siç janë edhe besimtarët.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
1
Numri i fjalëve
4
Mushafi i Medinës (604 faqe)
1
Mushafi IndoPak (610 faqe)
1
Mushafi Naskh (612 faqe)
2
Në cilën sure është ajeti 1:1?

Surja El-Fatiha (الفاتحة). Surja 1 nga 114 · 7 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 1:1?

Xhuzi: 1.

Në cilën faqe është ajeti 1:1?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 1 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 1 · Mushafi Naskh (612 faqe): 2.

Sa fjalë ka ajeti 1:1?

Numri i fjalëve: 4.

Sa shkronja arabe ka ajeti 1:1?

Ajeti 1:1: 19 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 1:1 në Kuran?

Ajeti 1:1 është ajeti 1 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Fatiha?

Surja El-Fatiha ka 7 ajete. Është surja numër 1 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Fatiha është mekase apo medinase?

Surja El-Fatiha klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 1:1?

Po. Ajeti 1:1 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Fatiha?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 7 ajetet dhe 29 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play