Surja El-Haxh 22:5 الحج
Ky është ajeti 5 nga 78 i sures El-Haxh, ajeti 2600 nga 6236 në Kuran, xhuzi 17. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 332.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي رَيۡبٖ مِّنَ ٱلۡبَعۡثِ فَإِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ مِن مُّضۡغَةٖ مُّخَلَّقَةٖ وَغَيۡرِ مُخَلَّقَةٖ لِّنُبَيِّنَ لَكُمۡۚ وَنُقِرُّ فِي ٱلۡأَرۡحَامِ مَا نَشَآءُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ نُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡۖ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَىٰٓ أَرۡذَلِ ٱلۡعُمُرِ لِكَيۡلَا يَعۡلَمَ مِنۢ بَعۡدِ عِلۡمٖ شَيۡـٔٗاۚ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ هَامِدَةٗ فَإِذَآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡهَا ٱلۡمَآءَ ٱهۡتَزَّتۡ وَرَبَتۡ وَأَنۢبَتَتۡ مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ
O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t’jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift.
22:5 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 22:5
Al-Mukhtasar
O njerëz! Nëse vërtet keni dyshim rreth Fuqisë Sonë për t’ju ringjallur pas vdekjes, atëherë meditoni rreth mënyrës se si ju krijuam herën e parë. Krijuam babanë tuaj, Ademin prej dheut, pastaj (krijuam pasardhësit e tij) prej farës që zë vend në mitrën e femrës dhe bëhet gjak i ngurtësuar. Më pas bëhet mish si një kafshatë e cila, ose vazhdon të bëhet krijim i plotë dhe qëndron në mitër derisa të lindë i gjallë, ose nuk plotësohet më tej e del prej mitrës i tillë. Në këtë mënyrë jua bëjmë të qartë fuqinë Tonë për t'ju krijuar juve në faza. Pas kësaj, Ne e lëmë atë në mitër si një embrion (në zhvillim) aq sa të dëshirojmë, deri në një afat të caktuar. Pastaj ju nxjerrim si foshnje (në këtë botë) prej barkut të nënave tuaja. Mandej ju mundësojmë të arrini aftësinë e plotë në forcë e mendje. Disa prej jush vdesin para kësaj kohe, ndërsa disa të tjerë jetojnë, derisa të arrijnë moshën e pleqërisë së thellë. Në atë moshë fuqia dhe mendja dobësohen e kthehen në një gjendje edhe më të keqe se fëmija, duke mos ditur më ato që dinin dikur. Ti, o njeri, e sheh tokën të thatë e pa asnjë bimë në të. Por, kur Ne i zbresim asaj ujin e shiut, ajo shpërthen me bimësi e gjallërohet, duke nxjerrë prej çdo lloji bimë me pamje të mrekullueshme.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 17
- Numri i fjalëve
- 69
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 332
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 332
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 333
Në cilën sure është ajeti 22:5?
Surja El-Haxh (الحج). Surja 22 nga 114 · 78 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 22:5?
Xhuzi: 17.
Në cilën faqe është ajeti 22:5?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 332 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 332 · Mushafi Naskh (612 faqe): 333.
Sa fjalë ka ajeti 22:5?
Numri i fjalëve: 69.
Sa shkronja arabe ka ajeti 22:5?
Ajeti 22:5: 260 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 22:5 në Kuran?
Ajeti 22:5 është ajeti 2,600 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Haxh?
Surja El-Haxh ka 78 ajete. Është surja numër 22 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Haxh është mekase apo medinase?
Surja El-Haxh klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 22:5?
Po. Ajeti 22:5 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Haxh?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 78 ajetet dhe 1,274 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.