Kalo te përmbajtja

Surja El-Isra 17:1 الإسراء

Ky është ajeti 1 nga 111 i sures El-Isra, ajeti 2030 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 282.

سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jerusalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona.173 Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 173 Vargu bën fjalë për udhëtimin e mrekullueshëm që pati Profeti Muhamed (a.s.) i shoqëruar nga engjëlli Xhebrail (a.s.) brenda një nate prej Mekës në Jerusalem (e prej këtej deri në Fronin e Allahut të Madhëruar, ku u takua me Zotin).

17:1 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Isra
0/111
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Isra 17:1 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 17:1

Al-Mukhtasar

I Pastër e i Madhëruar është Allahu i Lartësuar, i Cili ka Fuqinë për të bërë atë që askush tjetër përveç Tij nuk mund ta bëjë. Ai është që i mundësoi robit të Vet, Muhamedit صلى الله عليه وسلم që të udhëtonte shpirtërisht e fizikisht, duke qenë zgjuar, brenda një pjese të natës, prej Xhamisë së Shenjtë (Qabes), deri në Xhaminë e Kudsit (Palestinë), vend në të cilin Ne lëshuam begati të shumta, si në pemët dhe tokat e tyre, ashtu edhe me bërjen e tij vendbanim të shumë profetëve. Këtë (udhëtim të Muhamedit صلى الله عليه وسلم) e bëmë, në mënyrë që të shoh disa prej mrekullive Tona, që tregojnë për fuqinë e Allahut të Lartësuar. Vërtet që Ai është Dëgjuesi, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë që mund të dëgjohet dhe Shikuesi, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë që mund të shikohet.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
15
Numri i fjalëve
21
Mushafi i Medinës (604 faqe)
282
Mushafi IndoPak (610 faqe)
282
Mushafi Naskh (612 faqe)
283
Në cilën sure është ajeti 17:1?

Surja El-Isra (الإسراء). Surja 17 nga 114 · 111 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 17:1?

Xhuzi: 15.

Në cilën faqe është ajeti 17:1?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 282 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 282 · Mushafi Naskh (612 faqe): 283.

Sa fjalë ka ajeti 17:1?

Numri i fjalëve: 21.

Sa shkronja arabe ka ajeti 17:1?

Ajeti 17:1: 93 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 17:1 në Kuran?

Ajeti 17:1 është ajeti 2,030 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Isra?

Surja El-Isra ka 111 ajete. Është surja numër 17 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Isra është mekase apo medinase?

Surja El-Isra klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 17:1?

Po. Ajeti 17:1 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Isra?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,556 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play