Kalo te përmbajtja

Surja El-Isra 17:60 الإسراء

Ky është ajeti 60 nga 111 i sures El-Isra, ajeti 2089 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 288.

وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنٗا كَبِيرٗا

(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”!176 Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran177. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.

Shënimet e përkthyesit (2)
  1. 176 Fjalë për fjalë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit.”
  2. 177 Bëhet fjalë për vizionet që pati Profeti Muhamed (a.s.) gjatë udhëtimit për të cilin bën fjalë vargu i parë i kësaj sureje. Rrëfimi për këtë udhëtim shkaktoi shumë të qeshura te jobesimtarët mekas. Po ashtu, jobesimtarët mekas qeshnin edhe me pemën e mallkuar të zekum-it, që Allahu e përmend shpesh në Kuran, si pemë, frutat e neveritshme të së cilës do të jenë ushqim për të dënuarit në zjarrin e Xhehenemit. Mekasit thoshin se si kishte mundësi, që në mes të një zjarri, që shkrin gurët dhe metalet, të rritet një pemë dhe me fodullëk e mohonin Fjalën dhe fuqinë e pakufishme të Allahut për të bërë gjithçka.

17:60 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Isra
0/111
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Isra 17:60 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 17:60

Al-Mukhtasar

Megjithatë, përkujto, o i Dërguar, kur Ne të thamë ty: “Vërtet që Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit me fuqinë e Vet dhe se të gjithë ata janë në grushtin e Tij. Prandaj Allahu të mbron ty prej tyre, kështu që përcille atë për të cilën je urdhëruar ta përcjellësh. Ajo që të kemi mundësuat ty që ta shikosh me sytë e tu në Natën e Israsë, ishte vetëm një provim për njerëzit: nëse kanë për ta besuar apo kanë për ta mohuar atë?! Edhe përmendjen në Kuran të Pemës së Zekumit, si një pemë që do të mbijë në thellësi të Skëterrës, Ne nuk e bëmë për tjetër, vetëm se si provë ndaj tyre, pasi nëse ata nuk i konsiderojnë këto të dyja (Miraxhin dhe Pemën e Zekumit) si argumente që duhet besuar, atëherë nuk kanë për t’i besuar as mrekullive të tjera. Prandaj Ne i frikësojmë ata me zbritjen e këtyre mrekullive, ndërsa zbritja e tyre, është duke u shtuar vetëm se thellim në mohimin e tyre dhe vazhdim edhe më tej në humbje.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
15
Numri i fjalëve
25
Mushafi i Medinës (604 faqe)
288
Mushafi IndoPak (610 faqe)
287
Mushafi Naskh (612 faqe)
288
Në cilën sure është ajeti 17:60?

Surja El-Isra (الإسراء). Surja 17 nga 114 · 111 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 17:60?

Xhuzi: 15.

Në cilën faqe është ajeti 17:60?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 288 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 287 · Mushafi Naskh (612 faqe): 288.

Sa fjalë ka ajeti 17:60?

Numri i fjalëve: 25.

Sa shkronja arabe ka ajeti 17:60?

Ajeti 17:60: 112 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 17:60 në Kuran?

Ajeti 17:60 është ajeti 2,089 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Isra?

Surja El-Isra ka 111 ajete. Është surja numër 17 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Isra është mekase apo medinase?

Surja El-Isra klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 17:60?

Po. Ajeti 17:60 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Isra?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 111 ajetet dhe 1,556 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play