Surja El-Kehf 18:19 الكهف
Ky është ajeti 19 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2159 nga 6236 në Kuran, xhuzi 15. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 295.
وَكَذَٰلِكَ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِيَتَسَآءَلُواْ بَيۡنَهُمۡۚ قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ كَمۡ لَبِثۡتُمۡۖ قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۚ قَالُواْ رَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثۡتُمۡ فَٱبۡعَثُوٓاْ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمۡ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ فَلۡيَنظُرۡ أَيُّهَآ أَزۡكَىٰ طَعَامٗا فَلۡيَأۡتِكُم بِرِزۡقٖ مِّنۡهُ وَلۡيَتَلَطَّفۡ وَلَا يُشۡعِرَنَّ بِكُمۡ أَحَدًا
Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t’ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.
18:19 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:19
Al-Mukhtasar
Ashtu siç realizuam me ta ato që i përmendëm, pra, për çuditë e Fuqisë Tonë, ashtu edhe i zgjuam përsëri, pas një periudhe të gjatë kohe, të pyesnin njëri-tjetrin se sa kohë mund të kishin qëndruar të fjetur. Disa prej tyre thanë: “Mund të kemi fjetur një ditë, ose një pjesë të ditës.” Mirëpo, disa të tjerë, që nuk iu dilnin llogaritë e kohës e nuk po e kuptonin se sa kohë kishin qëndruar të fjetur, thanë: - “Zoti juaj e di më mirë se sa kohë keni qëndruar të fjetur, kështu që (lërini mospajtimet mes jush dhe) lërjani Atij dijen për këtë dhe angazhohuni rreth asaj që ju nevojitet. Prandaj, zgjidhni dikë prej jush dhe, me monedhat e argjendit që keni, dërgojeni për tek qyteti ynë, (siç bënim) në mënyrë të zakonshme dhe le të interesohet se kush e ka ushqimin më të mirë dhe fitimin më të pastër (hallall) e të na sjellë diçka prej tij. Por, është shumë e rëndësishme qe ai të tregohet i kujdesshëm gjatë hyrjes, gjatë daljes dhe gjatë marrëdhënies së tij, duke treguar takt, që askush të mos e kuptojë vendqëndrimin tuaj, për shkak të së keqes së madhe që mund të ndodhë.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 15
- Numri i fjalëve
- 38
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 295
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 295
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 296
Në cilën sure është ajeti 18:19?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:19?
Xhuzi: 15.
Në cilën faqe është ajeti 18:19?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 295 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 295 · Mushafi Naskh (612 faqe): 296.
Sa fjalë ka ajeti 18:19?
Numri i fjalëve: 38.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:19?
Ajeti 18:19: 172 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:19 në Kuran?
Ajeti 18:19 është ajeti 2,159 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:19?
Po. Ajeti 18:19 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.