Surja El-Kehf 18:82 الكهف
Ky është ajeti 82 nga 110 i sures El-Kehf, ajeti 2222 nga 6236 në Kuran, xhuzi 16. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 302.
وَأَمَّا ٱلۡجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَٰمَيۡنِ يَتِيمَيۡنِ فِي ٱلۡمَدِينَةِ وَكَانَ تَحۡتَهُۥ كَنزٞ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَٰلِحٗا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبۡلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسۡتَخۡرِجَا كَنزَهُمَا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ وَمَا فَعَلۡتُهُۥ عَنۡ أَمۡرِيۚ ذَٰلِكَ تَأۡوِيلُ مَا لَمۡ تَسۡطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرٗا
E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!
18:82 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 18:82
Al-Mukhtasar
Ndërsa për sa i përket murit, të cilin e rregullova dhe ti nuk deshe që unë ta bëja këtë pa kërkuar prej tyre ndonjë shpërblim, ai i përkiste dy fëmijëve të vegjël në atë fshat që shkuam (e s’na pranuan), babai i të cilëve kishte vdekur duke i lënë ata jetimë dhe se poshtë atij muri ai u pati fshehur atyre pasuri. Vërtet që babai i këtyre dy fëmijëve ishte besimtar i devotshëm, prandaj edhe Zoti yt, o Musa, (ia ruajti pasurinë atij për fëmijët edhe pas vdekjes për shkak të devotshmërisë dhe) dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e të rriteshin, për të qenë të aftë ta nxirrnin vetë pasurinë e fshehur për ta poshtë tij. Nëse do të kishte rënë ai mur që tani, do të zbulohej pasuria e tyre e do binte në dorë të njerëzve që do t’ua rrëmbenin, por kjo që bëri Zoti yt ishte mëshirë për ta. Të gjitha këto që unë bëra nuk ishin prej aftësisë time për t’i ditur këto (por prej asaj që më ka mësuar dhe urdhëruar Allahu). Ky, pra, është shpjegimi i asaj për të cilën ti nuk u tregove i duruar.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 16
- Numri i fjalëve
- 35
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 302
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 302
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 303
Në cilën sure është ajeti 18:82?
Surja El-Kehf (الكهف). Surja 18 nga 114 · 110 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 18:82?
Xhuzi: 16.
Në cilën faqe është ajeti 18:82?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 302 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 302 · Mushafi Naskh (612 faqe): 303.
Sa fjalë ka ajeti 18:82?
Numri i fjalëve: 35.
Sa shkronja arabe ka ajeti 18:82?
Ajeti 18:82: 146 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 18:82 në Kuran?
Ajeti 18:82 është ajeti 2,222 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Kehf?
Surja El-Kehf ka 110 ajete. Është surja numër 18 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Kehf është mekase apo medinase?
Surja El-Kehf klasifikohet si mekase.
A mund ta dëgjoj ajetin 18:82?
Po. Ajeti 18:82 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Kehf?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 110 ajetet dhe 1,579 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.