Surja El-Maide 5:45 المائدة
Ky është ajeti 45 nga 120 i sures El-Maide, ajeti 714 nga 6236 në Kuran, xhuzi 6. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 115.
وَكَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيهَآ أَنَّ ٱلنَّفۡسَ بِٱلنَّفۡسِ وَٱلۡعَيۡنَ بِٱلۡعَيۡنِ وَٱلۡأَنفَ بِٱلۡأَنفِ وَٱلۡأُذُنَ بِٱلۡأُذُنِ وَٱلسِّنَّ بِٱلسِّنِّ وَٱلۡجُرُوحَ قِصَاصٞۚ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِۦ فَهُوَ كَفَّارَةٞ لَّهُۥۚ وَمَن لَّمۡ يَحۡكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Ne u caktuam atyre në Teurat: jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me plagë (të njëjtë me të). Por kushdo që fal shpagimin si lëmoshë, ka bërë një vepër që është shlyerje për gjynahet e veta. Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.
5:45 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 5:45
Al-Mukhtasar
Në Teurat Ne u shkruam judejve se, kush vret një njeri, me qëllim dhe pa kurrfarë të drejte, të vritet edhe ai për të, e kush i nxjerr një sy qëllimisht, t’i nxirret edhe atij syri, e kush i heq një hundë qëllimisht, t’i hiqet edhe atij hunda, e kush i këput një vesh qëllimisht, t’i këputet edhe atij veshi, e kush i shkul një dhëmb qëllimisht, t’i shkulet edhe atij dhëmbi, si dhe ua bëmë detyrim që për çdo plagë (të shkaktuar), krimineli të ndëshkohet njësoj me krimin që ka bërë. Kush toleron, duke ia falur kriminelit (hakun e vet), kjo falje do të jetë fshirje e gjynaheve të tij, për shkak se ka falur atë që i ka bërë padrejtësi. Kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu, në lidhje me çështjet e hakmarrjes e çështjet e tjera, ai i ka kaluar kufijtë e Allahut.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 6
- Numri i fjalëve
- 31
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 115
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 115
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 116
Në cilën sure është ajeti 5:45?
Surja El-Maide (المائدة). Surja 5 nga 114 · 120 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 5:45?
Xhuzi: 6.
Në cilën faqe është ajeti 5:45?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 115 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 115 · Mushafi Naskh (612 faqe): 116.
Sa fjalë ka ajeti 5:45?
Numri i fjalëve: 31.
Sa shkronja arabe ka ajeti 5:45?
Ajeti 5:45: 139 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 5:45 në Kuran?
Ajeti 5:45 është ajeti 714 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja El-Maide?
Surja El-Maide ka 120 ajete. Është surja numër 5 nga 114 suret e Kuranit.
Surja El-Maide është mekase apo medinase?
Surja El-Maide klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 5:45?
Po. Ajeti 5:45 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Maide?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 120 ajetet dhe 2,804 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.