Kalo te përmbajtja

Surja El-Mudethir 74:31 المدثر

Ky është ajeti 31 nga 56 i sures El-Mudethir, ajeti 5526 nga 6236 në Kuran, xhuzi 29. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 576.

وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ

Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.

74:31 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja El-Mudethir
0/56
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Mudethir 74:31 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 74:31

Al-Mukhtasar

Ne nuk i kemi bërë rojtarët e Zjarrit përveçse melekë, kështu që njerëzit nuk kanë fuqi të përballen me ta. Ndërsa numrin e tyre e bëmë (19) vetëm për t’i vënë në provë jobesimtarët, pra, që ata të thonë shpotitë e tyre dhe kështu t'u shumëfishohet dënimi. Sikurse e përmendëm këtë numër me qëllim që judejtë ithtarë të Teuratit dhe të krishterët ithtarë të Ungjillit të binden se Kurani pohon atë që gjendet në librat e tyre; por që edhe besimtarëve t'u shtohet besimi kur ithtarët e Librave të mparshëm përputhen me ta. Ashtu sikundër e bëmë këtë numër që të mos kenë dyshime judejtë, të krishterët dhe besimtarët, ndërsa besëpakëtit dhe mosbesimtarët të thonë: “E çfarë ka dashur Zoti të thotë me këtë numër të çuditshëm?!” Allahu, ashtu siç i shpie në humbje mohuesit e këtij numri dhe i përudh pohuesit e tij, po ashtu Ai shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. E askush nuk e njeh ushtrinë e Zotit tënd, për nga numri i madh, përveç Tij, Lartësuar qoftë. Ndërkohë, Zjarri është veç një përkujtim për njerëzit, përmes të cilit ata kuptojnë madhështinë e Allahut të Lartësuar.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
29
Numri i fjalëve
57
Mushafi i Medinës (604 faqe)
576
Mushafi IndoPak (610 faqe)
579
Mushafi Naskh (612 faqe)
580
Në cilën sure është ajeti 74:31?

Surja El-Mudethir (المدثر). Surja 74 nga 114 · 56 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 74:31?

Xhuzi: 29.

Në cilën faqe është ajeti 74:31?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 576 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 579 · Mushafi Naskh (612 faqe): 580.

Sa fjalë ka ajeti 74:31?

Numri i fjalëve: 57.

Sa shkronja arabe ka ajeti 74:31?

Ajeti 74:31: 245 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 74:31 në Kuran?

Ajeti 74:31 është ajeti 5,526 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir ka 56 ajete. Është surja numër 74 nga 114 suret e Kuranit.

Surja El-Mudethir është mekase apo medinase?

Surja El-Mudethir klasifikohet si mekase.

A mund ta dëgjoj ajetin 74:31?

Po. Ajeti 74:31 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mudethir?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 56 ajetet dhe 255 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play