Kalo te përmbajtja
Ajet pas ajeti

Rreth sures

Surja El-Mudethir është surja numër 74 nga 114 suret e Kuranit, klasifikohet si mekase dhe ka 56 ajete. Në mushafin e Medinës (604 faqe) fillon në faqen 575.

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

  1. يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُدَّثِّرُ

    O ti i mbështjellë (o Muhamed)!

  2. قُمۡ فَأَنذِرۡ

    Çohu dhe paralajmëro!

  3. وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ

    Zotin tënd madhëroje,

  4. وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ

    petkat e tua pastroji

  5. وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ

    dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!

  6. وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ

    Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë

  7. وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ

    dhe për hir të Zotit tënd duro,

  8. فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ

    se, kur të fryhet në Sur,

  9. فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ

    ajo do të jetë një ditë e rëndë.

  10. عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ

    Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.

  11. ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا

    Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova

  12. وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا

    dhe i dhashë pasuri të pamasë

  13. وَبَنِينَ شُهُودٗا

    e djem pranë vetes!

  14. وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا

    Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar,

  15. ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ

    e, megjithatë, ai lakmon që t’i jap më tepër.

  16. كـَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا

    Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona,

  17. سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا

    prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.

  18. إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ

    Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit),

  19. فَقُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ

    dhe qoftë mallkuar, si kurdisi!

  20. ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ

    Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi!

  21. ثُمَّ نَظَرَ

    Pastaj vështroi rreth vetes,

  22. ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ

    mblodhi vetullat e u vrenjt,

  23. ثُمَّ أَدۡبَرَ وَٱسۡتَكۡبَرَ

    pastaj u kthye i kapardisur

  24. فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ

    dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!

  25. إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ

    Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”

  26. سَأُصۡلِيهِ سَقَرَ

    Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)!

  27. وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ

    E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?

  28. لَا تُبۡقِي وَلَا تَذَرُ

    Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë,

  29. لَوَّاحَةٞ لِّلۡبَشَرِ

    lëkurat i shkrumbon.

  30. عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ

    Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).

  31. وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ

    Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.

  32. كـَلَّا وَٱلۡقَمَرِ

    Kurrsesi! Betohem për Hënën,

  33. وَٱلَّيۡلِ إِذۡ أَدۡبَرَ

    për natën që largohet

  34. وَٱلصُّبۡحِ إِذَآ أَسۡفَرَ

    e për agimin që zbardhëllon

  35. إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ

    se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,

  36. نَذِيرٗا لِّلۡبَشَرِ

    paralajmërim për njerëzit,

  37. لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ

    për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).

  38. كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ

    Çdo njeri është peng i veprave të veta,

  39. إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ

    përveç njerëzve të krahut të djathtë;

  40. فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ

    të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin

  41. عَنِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

    për keqbërësit:

  42. مَا سَلَكَكُمۡ فِي سَقَرَ

    “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”

  43. قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ

    Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz

  44. وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ

    dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.

  45. وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ

    Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët

  46. وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ

    dhe mohonim Ditën e Llogarisë,

  47. حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلۡيَقِينُ

    derisa na erdhi vdekja.”

  48. فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ

    Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata.

  49. فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ

    Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi,

  50. كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ

    sikur të ishin gomarë të egër

  51. فَرَّتۡ مِن قَسۡوَرَةِۭ

    e të frikësuar që ikin prej luanit?!

  52. بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ

    Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).

  53. كـَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

    Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!

  54. كـَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ

    Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,

  55. فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ

    prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin!

  56. وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ

    Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.

0/56
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy El-Mudethir 0:00 0:00

Surja El-Mudethir në mushaf

Zbritja
mekase
Xhuzi
29
Numri i fjalëve
255
Mushafi i Medinës (604 faqe)
575-577
Mushafi IndoPak (610 faqe)
578-580
Mushafi Naskh (612 faqe)
579-581

Pyetje rreth sures El-Mudethir

Sa ajete ka surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir ka 56 ajete. Është surja numër 74 nga 114 suret e Kuranit.

Në cilin xhuz është surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir: xhuzi 29 nga 30.

Surja El-Mudethir është mekase apo medinase?

Surja El-Mudethir klasifikohet si mekase.

Në cilën faqe është surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir në mushafin e Medinës (604 faqe): 575-577. Në mushafin IndoPak (610 faqe): 578-580. Në mushafin Naskh (612 faqe): 579-581.

Sa fjalë ka surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir: 255 fjalë, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe.

Sa shkronja arabe ka surja El-Mudethir?

Surja El-Mudethir: 1,026 shkronja, të numëruara nga i njëjti tekst uthmani, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet surja El-Mudethir në Kuran?

Surja El-Mudethir shkon nga ajeti 5,496 deri te ajeti 5,551 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

A ka surja El-Mudethir ajet sexhdeje?

Jo. Surja El-Mudethir nuk mban shenjë sexhdeje në mushafin e Medinës; nga 114 suret, 14 e mbajnë.

A mund ta dëgjoj suren El-Mudethir?

Po. Të 56 ajetet e sures El-Mudethir luhen këtu ajet pas ajeti, në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren El-Mudethir?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 56 ajetet dhe 255 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Dëgjo suren El-Mudethir

Recituesit e Kuranit

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play