Surja Ali Imran 3:152 آل عمران
Ky është ajeti 152 nga 200 i sures Ali Imran, ajeti 445 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 69.
وَلَقَدۡ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعۡدَهُۥٓ إِذۡ تَحُسُّونَهُم بِإِذۡنِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلۡتُمۡ وَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَعَصَيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنۡيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۚ ثُمَّ صَرَفَكُمۡ عَنۡهُمۡ لِيَبۡتَلِيَكُمۡۖ وَلَقَدۡ عَفَا عَنكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit56, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 56 Plaçkën e luftës.
3:152 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 3:152
Al-Mukhtasar
Në betejën e Uhudit, Allahu jua mundësoi ndihmën e premtuar kundër armiqve tuaj për sa kohë që i luftuat ata me ashpërsi. Por kjo ndryshoi kur ju u frikësuat dhe u lëkund qëndresa juaj në zbatim të urdhrave të të Dërguarit. Ju ishit në mëdyshje: a të rrinit në pozicionet ku ju kish caktuar i Dërguari apo t’i linit ato për të mbledhur plaçkën e luftës? Dhe pastaj e kundërshtuat urdhrin e të Dërguarit për të qëndruar në pozicionet tuaja, sido që të ishte situata. Kjo ndodhi kur Allahu ju bëri të preknit me njërën dorë atë që dëshironit - fitoren kundër armiqve tuaj. Por disa prej jush lakmuan plaçkën e kësaj bote dhe i lëshuan pozicionet e tyre. Ndërsa ata prej jush që dëshironin shpërblimin e Botës Tjetër, qëndruan në pozicionet e tyre të palëkundur, duke ndjekur urdhrin e të Dërguarit. Atëherë Allahu e ndryshoi situatën dhe bëri që armiqtë të mbizotëronin mbi ju, për t'ju vënë në provë e për t'u dalluar besimtarët e qëndrueshëm midis jush nga ata që lëkunden dhe ligështohen shpirtërisht në vështirësi. Allahu ju fali për kundërshtimin e urdhrit të të Dërguarit të Tij. Allahu është Bujar i madh me besimtarët: i përudh ata në besim, ua fal gjynahet dhe i shpërblen për durimin në vështirësi e fatkeqësi.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 69
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 69
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 70
Në cilën sure është ajeti 3:152?
Surja Ali Imran (آل عمران). Surja 3 nga 114 · 200 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 3:152?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 3:152?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 69 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 69 · Mushafi Naskh (612 faqe): 70.
Sa fjalë ka ajeti 3:152?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 3:152?
Ajeti 3:152: 165 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 3:152 në Kuran?
Ajeti 3:152 është ajeti 445 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Ali Imran?
Surja Ali Imran ka 200 ajete. Është surja numër 3 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Ali Imran është mekase apo medinase?
Surja Ali Imran klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 3:152?
Po. Ajeti 3:152 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Ali Imran?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 200 ajetet dhe 3,481 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.