Surja En-Nisa 4:127 النساء
Ky është ajeti 127 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 620 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 98.
وَيَسۡتَفۡتُونَكَ فِي ٱلنِّسَآءِۖ قُلِ ٱللَّهُ يُفۡتِيكُمۡ فِيهِنَّ وَمَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ فِي يَتَٰمَى ٱلنِّسَآءِ ٱلَّٰتِي لَا تُؤۡتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرۡغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلۡوِلۡدَٰنِ وَأَن تَقُومُواْ لِلۡيَتَٰمَىٰ بِٱلۡقِسۡطِۚ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِهِۦ عَلِيمٗا
Ata78 kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet79, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni.”
4:127 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:127
Al-Mukhtasar
Të pyesin, o i Dërguar çfarë detyrimesh dhe çfarë të drejtash u takojnë grave.” Thuaju, o i Dërguar: “Është Allahu Ai që gjykon në lidhje me to dhe tashmë Ai jua ka sqaruar çështjen e tyre (detyrimin për tua dhënë të drejtat dhe për të mos u bërë padrejtësi), siç edhe po ju përcillet në këtë Libër. Po ashtu, edhe në lidhje me femrat jetime, të cilat ju i keni nën kujdestarinë tuaj dhe të cilave ju nuk ua jepni të drejtën (trashëgiminë) që u takon dhe që ju dëshironi të martoheni me to, për t’ua përvetësuar pasurinë e trashëgimisë së tyre, duke mos i lënë ato të zgjedhin për martesë (dikë tjetër përveç jush), nga lakmia që ju keni për pasurinë e tyre. Ai, ju shpjegon gjithashtu se detyra juaj në lidhje me fëmijët e mitur, të cilët janë të pafuqishëm, është t'ua jepni të drejtën që u takon nga trashëgimia e të mos u bëni padrejtësi, duke ua zaptuar atë. Ai ua bën të qartë detyrimin që jetimët t'i trajtoni me drejtësi, në atë mënyrë që atyre u sjell dobi në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër. E, dijeni se çfarëdolloj të mire të bëni, sigurisht që Allahu e di dhe do t'ju shpërblejë.”
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 40
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 98
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 98
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 99
Në cilën sure është ajeti 4:127?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:127?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:127?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 98 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 98 · Mushafi Naskh (612 faqe): 99.
Sa fjalë ka ajeti 4:127?
Numri i fjalëve: 40.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:127?
Ajeti 4:127: 172 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:127 në Kuran?
Ajeti 4:127 është ajeti 620 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:127?
Po. Ajeti 4:127 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.