Surja En-Nisa 4:128 النساء
Ky është ajeti 128 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 621 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 99.
وَإِنِ ٱمۡرَأَةٌ خَافَتۡ مِنۢ بَعۡلِهَا نُشُوزًا أَوۡ إِعۡرَاضٗا فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡهِمَآ أَن يُصۡلِحَا بَيۡنَهُمَا صُلۡحٗاۚ وَٱلصُّلۡحُ خَيۡرٞۗ وَأُحۡضِرَتِ ٱلۡأَنفُسُ ٱلشُّحَّۚ وَإِن تُحۡسِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا
Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirë nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni.
4:128 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:128
Al-Mukhtasar
Nëse një grua ka frikë se bashkëshorti i saj do ta ndajë, ngaqë ai nuk i kushton vëmendje, nuk është gjynah që të dy të bien në ujdi që ajo të heqë dorë nga disa të drejta të saj, të cilat burri i ka detyrim t’ia plotësojë, siç janë e drejta e mbulimit të shpenzimeve për të dhe e vendfjetjes, sepse përmirësimi (i marrëdhënieve) në këtë rast është më i mirë për ta sesa ndarja. Vërtet, natyra e njeriut është krijuar e tillë që të kërkojë dhe të jetë dorështrënguar, prandaj edhe nuk dëshiron që të bëjë tolerime për sa i përket të drejtës së vet; kështu që kërkohet prej të dy bashkëshortëve që ta rregullojnë këtë sjellje nëpërmjet edukimit të vetvetes me tolerancë dhe bamirësi. Nëse ju tregoheni të mirësjellshëm në çdo çështje të jetës suaj e i frikësoheni Allahut, duke i zbatuar urdhrat e Tij e duke u larguar prej ndalesave të Tij, atëherë (dijeni se) Allahu di çdo gjë që bëni e Atij nuk i fshihet asgjë dhe ka për t’ju shpërblyer për to.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 29
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 99
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 99
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 100
Në cilën sure është ajeti 4:128?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:128?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:128?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 99 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 99 · Mushafi Naskh (612 faqe): 100.
Sa fjalë ka ajeti 4:128?
Numri i fjalëve: 29.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:128?
Ajeti 4:128: 126 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:128 në Kuran?
Ajeti 4:128 është ajeti 621 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:128?
Po. Ajeti 4:128 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.