Surja En-Nisa 4:135 النساء
Ky është ajeti 135 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 628 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 100.
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ بِٱلۡقِسۡطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۡ أَوِ ٱلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَۚ إِن يَكُنۡ غَنِيًّا أَوۡ فَقِيرٗا فَٱللَّهُ أَوۡلَىٰ بِهِمَاۖ فَلَا تَتَّبِعُواْ ٱلۡهَوَىٰٓ أَن تَعۡدِلُواْۚ وَإِن تَلۡوُۥٓاْ أَوۡ تُعۡرِضُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا
O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.
4:135 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:135
Al-Mukhtasar
O ju që besoni në Allahun dhe ndiqni të Dërguarin e Tij, tregohuni të qëndrueshëm në mbajtjen e drejtësisë në çdo situatë të jetës tuaj. Çoni në vend dëshminë për të Vërtetën me çdokënd, edhe nëse kjo do t’ju shtynte të dëshmonit kundër vetes tuaj, apo kundër prindërve tuaj, apo të afërmve tuaj. Të mos ju shtyjë varfëria apo pasuria e dikujt që të dëshmoni, apo të mos dëshmoni, sepse Allahu ka më shumë përparësi sesa i varfëri dhe i pasuri. Ai e Di më mirë se ç’është në interes të të dyve, prandaj mos i ndiqni epshet e të devijoni prej së Vërtetës. Nëse ju e shtrembëroni dëshminë apo refuzoni që ta jepni atë, atëherë dijeni se Allahu e di shumë mirë atë që bëni ju!
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 5
- Numri i fjalëve
- 37
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 100
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 100
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 101
Në cilën sure është ajeti 4:135?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:135?
Xhuzi: 5.
Në cilën faqe është ajeti 4:135?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 100 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 100 · Mushafi Naskh (612 faqe): 101.
Sa fjalë ka ajeti 4:135?
Numri i fjalëve: 37.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:135?
Ajeti 4:135: 160 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:135 në Kuran?
Ajeti 4:135 është ajeti 628 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:135?
Po. Ajeti 4:135 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.