Surja En-Nisa 4:23 النساء
Ky është ajeti 23 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 516 nga 6236 në Kuran, xhuzi 4. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 81.
حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمۡ أُمَّهَٰتُكُمۡ وَبَنَاتُكُمۡ وَأَخَوَٰتُكُمۡ وَعَمَّٰتُكُمۡ وَخَٰلَٰتُكُمۡ وَبَنَاتُ ٱلۡأَخِ وَبَنَاتُ ٱلۡأُخۡتِ وَأُمَّهَٰتُكُمُ ٱلَّٰتِيٓ أَرۡضَعۡنَكُمۡ وَأَخَوَٰتُكُم مِّنَ ٱلرَّضَٰعَةِ وَأُمَّهَٰتُ نِسَآئِكُمۡ وَرَبَٰٓئِبُكُمُ ٱلَّٰتِي فِي حُجُورِكُم مِّن نِّسَآئِكُمُ ٱلَّٰتِي دَخَلۡتُم بِهِنَّ فَإِن لَّمۡ تَكُونُواْ دَخَلۡتُم بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ وَحَلَٰٓئِلُ أَبۡنَآئِكُمُ ٱلَّذِينَ مِنۡ أَصۡلَٰبِكُمۡ وَأَن تَجۡمَعُواْ بَيۡنَ ٱلۡأُخۡتَيۡنِ إِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzën e gruas suaj që gjendet nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; e, nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe t’i bashkoni dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Pa dyshim, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:23 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 4:23
Al-Mukhtasar
Allahu jua ka bërë haram martesën me nënat tuaja dhe paraardhëset e tyre, si nëna e nënës dhe gjyshja e saj -qoftë nga babai apo nga nëna, me vajzat tuaja dhe pasardhëset e tyre, pra, me vajzën e saj, vajzën e vajzës së saj, me vajzat e djalit dhe vajzat e vajzës dhe pasardhëset e tyre, me motrat tuaja, qofshin ato prej prindërve tuaj të përbashkët apo prej njërit prej tyre, me hallat tuaja dhe me hallat e baballarëve dhe të nënave tuaja dhe paraardhëset e tyre, me tezet tuaja, si dhe me tezet e nënave dhe të baballarëve tuaj dhe paraardhëset e tyre, me vajzat e vëllait dhe me vajzat e motrës dhe me fëmijët e tyre dhe pasardhëset e tyre, me mëndeshat tuaja, që ju kanë dhënë gji, si dhe me motrat tuaja që kanë pirë prej një gjiri me ju, me nënat e grave tuaja, me të cilat keni kryer ose nuk keni kryer ende, marrëdhënie intime, me vajzat e grave tuaja që i kanë me tjetërkënd përveç jush, të cilat në të shumtën e rasteve rriten dhe edukohen në shtëpitë tuaja, (por edhe nëse nuk edukohen tek ju, është rreptësisht e ndaluar), nëse ju keni kryer marrëdhënie intime me nënat e tyre, (por nëse nuk keni kryer ende marrëdhënie intime me nënat e tyre, atëherë nuk është problem për ju nëse kërkoni që -në vend të tyre të martoheni me vajzat e tyre). Për ju është haram që të martoheni me gratë e bijve tuaj, edhe nëse ata nuk kanë kryer marrëdhënie intime ende me to. Në këtë gjykim futen edhe gratë e bijve tuaj, që kanë pirë nga i njëjti gji (me fëmijët tuaj). Për ju është haram edhe martesa njëherësh me dy motra, prej gjaku apo edhe gjiri, (përjashtuar atë që ka ndodhur në kohën e xhahilijetit, injorancës para Islamit, sepse Allahu e ka falur të kaluarën). Vërtet që Allahu ua fal gjynahet robve të Vet dhe atyre që pendohen tek Ai. Në Synet (traditën profetike) vërtetohet se është haram edhe martesa njëherësh me një grua dhe hallën e saj apo me tezen e saj.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 4
- Numri i fjalëve
- 54
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 81
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 81
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 82
Në cilën sure është ajeti 4:23?
Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 4:23?
Xhuzi: 4.
Në cilën faqe është ajeti 4:23?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 81 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 81 · Mushafi Naskh (612 faqe): 82.
Sa fjalë ka ajeti 4:23?
Numri i fjalëve: 54.
Sa shkronja arabe ka ajeti 4:23?
Ajeti 4:23: 247 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 4:23 në Kuran?
Ajeti 4:23 është ajeti 516 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja En-Nisa?
Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.
Surja En-Nisa është mekase apo medinase?
Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 4:23?
Po. Ajeti 4:23 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.