Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:34 النساء

Ky është ajeti 34 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 527 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 84.

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ وَبِمَآ أَنفَقُواْ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡۚ فَٱلصَّٰلِحَٰتُ قَٰنِتَٰتٌ حَٰفِظَٰتٞ لِّلۡغَيۡبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُۚ وَٱلَّٰتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَٱهۡجُرُوهُنَّ فِي ٱلۡمَضَاجِعِ وَٱضۡرِبُوهُنَّۖ فَإِنۡ أَطَعۡنَكُمۡ فَلَا تَبۡغُواْ عَلَيۡهِنَّ سَبِيلًاۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيّٗا كَبِيرٗا

Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!61

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 61 Deri para disa kohësh, në shumë vende të botës ndalohej shkurorëzimi (i gruas), kurse feja islame e ka lejuar shkurorëzimin (e gruas), qysh para 14 shekujsh. Por, kjo vepër është shumë e urryer nga Zoti dhe Ai ka përcaktuar disa norma për ta penguar këtë akt. Këto janë: 1. këshillimi i gruas; 2. të larguarit prej dhomës së saj, për një kohë të shkurtër; 3. qortimi i gruas në mënyrë edukuese; 4. nëse mosmarrëveshja është më e madhe ndërmjet tyre, duhet formuar një këshill të përbashkët pajtimi prej anës së burrit e të gruas, për t’i pajtuar ata; 5. nëse nuk kanë sukses as këto masa, atëherë arsyetohet shkurorëzimi; 6. nëse pajtohen e kurorëzohen përsëri, ndërsa pas pak kohe shkurorëzohen për së dyti, prapë lejohet kurorëzimi. Nëse shkurorëzimi ndodh tri herë, ata nuk mund të kurorëzohen për të katërtën herë, pa u martuar me njerëz prej familjesh të tjera (përkthyesi).

4:34 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:34 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:34

Al-Mukhtasar

Burrat duhet të kujdesen për gratë dhe t’ua plotësojnë nevojat që kanë, për arsye të veçorive që Allahu u ka dhuruar atyre kundrejt grave, si dhe për arsye të detyrimit që kanë ata për t'u siguruar jetesën. Gratë vepërmira janë të devotshme ndaj Zotit të tyre dhe të bindura ndaj bashkëshortëve të tyre, ruajnë veten vetëm për burrat e tyre, edhe kur ata janë larg tyre -mirësi nga Allahu mbi to. Nëse i druheni sjelljes së tyre, e shprehur ajo me fjalë dhe me vepra, filloni o ju bashkëshortë t'i këshilloni me frikën që duhet të kenë ato prej Allahut. E, nëse nuk përmirësohen, atëherë largojini nga shtrati, duke u kthyer shpinën e duke mos kryer me to marrëdhënie intime. E, nëse edhe pas kësaj nuk përmirësohen, atëherë rrihini pa i lënduar! Nëse ato binden, atëherë nuk ju lejohet të tregoni armiqësi ndaj tyre, duke i qortuar a i dëmtuar. Allahu është i Lartë mbi gjithçka dhe i Madh në Qenien dhe Cilësitë e Tij. Prandaj frikësojuni Atij!

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
5
Numri i fjalëve
40
Mushafi i Medinës (604 faqe)
84
Mushafi IndoPak (610 faqe)
83
Mushafi Naskh (612 faqe)
84
Në cilën sure është ajeti 4:34?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:34?

Xhuzi: 5.

Në cilën faqe është ajeti 4:34?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 84 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 83 · Mushafi Naskh (612 faqe): 84.

Sa fjalë ka ajeti 4:34?

Numri i fjalëve: 40.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:34?

Ajeti 4:34: 182 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:34 në Kuran?

Ajeti 4:34 është ajeti 527 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:34?

Po. Ajeti 4:34 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play