Kalo te përmbajtja

Surja En-Nur 24:61 النور

Ky është ajeti 61 nga 64 i sures En-Nur, ajeti 2852 nga 6236 në Kuran, xhuzi 18. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 358.

لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞ وَلَا عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۡ أَن تَأۡكُلُواْ مِنۢ بُيُوتِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ ءَابَآئِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ أُمَّهَٰتِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ إِخۡوَٰنِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ أَخَوَٰتِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ أَعۡمَٰمِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ عَمَّٰتِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ أَخۡوَٰلِكُمۡ أَوۡ بُيُوتِ خَٰلَٰتِكُمۡ أَوۡ مَا مَلَكۡتُم مَّفَاتِحَهُۥٓ أَوۡ صَدِيقِكُمۡۚ لَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَأۡكُلُواْ جَمِيعًا أَوۡ أَشۡتَاتٗاۚ فَإِذَا دَخَلۡتُم بُيُوتٗا فَسَلِّمُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمۡ تَحِيَّةٗ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُبَٰرَكَةٗ طَيِّبَةٗۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ

Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju që të hani në shtëpinë tuaj, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajave tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose tek ata, çelësat e të cilëve u janë lënë juve, ose te miqtë. Nuk është gjynah për ju që të hani bashkërisht apo veçmas.229 Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet që të kuptoni.230

Shënimet e përkthyesit (2)
  1. 229 Ky varg aludon për një zakon supersticioz që tentonte t’i përjashtonte sakatët dhe të sëmurët nga gostitë e përbashkëta.
  2. 230 Përshëndetja për të cilën bën fjalë vargu, është “es-selâmu alejkum ue rahmetullâhi ue berekâtuh” “paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin me ju”.

24:61 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nur
0/64
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nur 24:61 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 24:61

Al-Mukhtasar

Nuk është gjynah as për të verbrin, i cili e ka humbur shikim e as për atë që është i çalë a i sëmurë, që t’i lënë detyrimet të cilat nuk kanë mundësi t’i bëjnë, siç është dalja në luftë. Po ashtu, nuk është gjynah që ju, o besimtarë, të hani nga ushqimet që gjenden në shtëpitë tuaja apo në shtëpitë e bijve, të prindërve, të vëllezërve, të motrave, të xhaxhallarëve, të hallave, të dajallarëve e të tezeve tuaja. Apo në ato shtëpi që ju janë lënë nën kujdestari për t’i ruajtur, siç mund të jetë një roje e ndonjë kopshti. Nuk është gjynah për ju që të hani edhe në shtëpinë e shokëve tuaj, për shkak të dashamirësisë që ekziston zakonisht mes jush. Nuk është gjynah për ju që ju të hani të gjithë së bashku apo të veçuar. Vetëm se kur të hyni në ndonjë prej shtëpive që u përmendën apo në çdo shtëpi tjetër, jepuni selam banorëve që janë në të duke thënë: “Esselamu alejkum!”- (Paqja qoftë me ju!). Nëse në to nuk gjendjet askush, atëherë jepini selam vetes suaj, duke thënë: “Esselamu alejna ue ala ibadil’lahis-Salihijn” – (Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e përkushtuar të Allahut!). Kjo është një përshëndetje e ligjëruar nga Allahu, si bekim për ju. Ajo përhap dashuri e përzemërsi mes jush, është përshëndetje e mirë dhe përçon mirësi në zemrën e atij që e dëgjon. Si ky sqarim që është parashtruar në këtë sure, Allahu sqaron shpalljet në tërësi, me shpresë që ju t’i kuptoni e t’i zbatoni mësimet e tyre.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
18
Numri i fjalëve
76
Mushafi i Medinës (604 faqe)
358
Mushafi IndoPak (610 faqe)
358
Mushafi Naskh (612 faqe)
359
Në cilën sure është ajeti 24:61?

Surja En-Nur (النور). Surja 24 nga 114 · 64 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 24:61?

Xhuzi: 18.

Në cilën faqe është ajeti 24:61?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 358 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 358 · Mushafi Naskh (612 faqe): 359.

Sa fjalë ka ajeti 24:61?

Numri i fjalëve: 76.

Sa shkronja arabe ka ajeti 24:61?

Ajeti 24:61: 306 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 24:61 në Kuran?

Ajeti 24:61 është ajeti 2,852 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nur?

Surja En-Nur ka 64 ajete. Është surja numër 24 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nur është mekase apo medinase?

Surja En-Nur klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 24:61?

Po. Ajeti 24:61 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nur?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 64 ajetet dhe 1,316 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play