Surja Et-Talak 65:1 الطلاق
Ky është ajeti 1 nga 12 i sures Et-Talak, ajeti 5218 nga 6236 në Kuran, xhuzi 28. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 558.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحۡصُواْ ٱلۡعِدَّةَۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ رَبَّكُمۡۖ لَا تُخۡرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخۡرُجۡنَ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ لَا تَدۡرِي لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحۡدِثُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ أَمۡرٗا
O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes.[371] Llogaritni kohën e tyre të pritjes dhe frikësojuni Allahut, Zotit tuaj. Mos i dëboni ato prej shtëpive të tyre, por edhe ato të mos dalin, me përjashtim të rastit kur shkelin martesën haptazi. Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër.
65:1 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 65:1
Al-Mukhtasar
O Profet! Nëse ti apo dikush nga pasuesit e tu do të ndaheni nga bashkëshortja, atëherë bëjeni këtë kur ajo të jetë pastruar nga të përmuajshmet dhe nuk keni kryer marrëdhënie intime me të. Kjo është koha pas së cilës fillon edhe përllogaritja e pritjes së tyre, gjatë së cilës atyre nuk u lejohet martesa me dikë tjetër e që ju mund t’i ktheni përsëri, kthim i cili ju lejohet vetëm dy herë. Dhe mbajeni mend mirë kur fillon kjo kohë pritjeje, pasi pas tre cikleve të tyre, nëse tashmë ju nuk i keni kthyer, nuk ju lejohet më t’i ktheni si bashkëshorte, derisa ato ta kenë konsumuar martesën nën një kurorë tjetër dhe ajo (kurorë tjetër) të ketë përfunduar mes tyre (vetëm në këtë rast ju mund të martoheni përsëri me to). Kini frikë Allahun - Zotin tuaj në lidhje me këto dispozita dhe mos i dëboni ato (ish-gratë tuaja) prej shtëpive të tyre, pasi ato janë shtëpitë e tyre, derisa koha e pritjes së tyre (tre ciklet) t’u ketë përfunduar. Madje as atyre nuk u lejohet që të dalin prej shtëpive të ish-burrave të vet, para se t’u përfundojë kjo kohë pritjeje, përveç nëse ato kryejnë ndonjë akt qartësisht të turpshëm, si vjedhje, shpifje, apo imoralitet. Në këtë rast ju nuk keni gjynah për këtë (që t’i nxirrni). Këto janë kufijtë që Allahu i ka vendosur për robërit e Vet. Kush i kalon kufijtë e Allahut, ai i ka bërë dëm vetëm vetes së vet, pasi e keqja e tij ka për ta shkatërruar vetëm atë, qoftë në jetën e kësaj bote qoftë në botën tjetër. Ti, o shkurorëzues, nuk e di, mbase pas këtij shkurorëzimi mund të ndodhë diçka e pamenduar më parë dhe ta rikthesh bashkëshorten tënde.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 28
- Numri i fjalëve
- 41
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 558
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 558
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 559
Në cilën sure është ajeti 65:1?
Surja Et-Talak (الطلاق). Surja 65 nga 114 · 12 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 65:1?
Xhuzi: 28.
Në cilën faqe është ajeti 65:1?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 558 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 558 · Mushafi Naskh (612 faqe): 559.
Sa fjalë ka ajeti 65:1?
Numri i fjalëve: 41.
Sa shkronja arabe ka ajeti 65:1?
Ajeti 65:1: 171 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 65:1 në Kuran?
Ajeti 65:1 është ajeti 5,218 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Talak?
Surja Et-Talak ka 12 ajete. Është surja numër 65 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Talak është mekase apo medinase?
Surja Et-Talak klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 65:1?
Po. Ajeti 65:1 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Talak?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 12 ajetet dhe 287 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.