Surja Et-Tevbe 9:69 التوبة
Ky është ajeti 69 nga 129 i sures Et-Tevbe, ajeti 1304 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 198.
كَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ كَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنكُمۡ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرَ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا فَٱسۡتَمۡتَعُواْ بِخَلَٰقِهِمۡ فَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِخَلَٰقِكُمۡ كَمَا ٱسۡتَمۡتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُم بِخَلَٰقِهِمۡ وَخُضۡتُمۡ كَٱلَّذِي خَاضُوٓاْۚ أُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.
9:69 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 9:69
Al-Mukhtasar
Ju, o tufë e hipokritëve, jeni duke mohuar dhe duke përqeshur, ashtu siç bënin popujt femohues para jush. Ata ishin më të fuqishëm se ju dhe zotëronin më shumë pasuri e fëmijë. Ata e morën pjesën e tyre, që ishte shkruar për ta nga kënaqësitë e kësaj bote. Edhe ju e morët pjesën që ishte caktuar për ju, njëlloj si popujt e mëparshëm mohues. Ju u thelluat në mohimin e së Vërtetës dhe akuza ndaj të Dërguarit, ashtu siç edhe ata u thelluan në mohimin e saj dhe akuzat ndaj të dërguarve. Këtyre, që u përshkruan me këto cilësi të poshtra, u janë asgjësuar veprat tek Allahu, për shkak të mosbesimit të tyre. Pikërisht këta janë humbësit e mëdhenj, të cilët kanë humbur vetveten duke e çuar në burimet e shkatërrimit.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 32
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 198
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 198
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 199
Në cilën sure është ajeti 9:69?
Surja Et-Tevbe (التوبة). Surja 9 nga 114 · 129 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 9:69?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 9:69?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 198 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 198 · Mushafi Naskh (612 faqe): 199.
Sa fjalë ka ajeti 9:69?
Numri i fjalëve: 32.
Sa shkronja arabe ka ajeti 9:69?
Ajeti 9:69: 161 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 9:69 në Kuran?
Ajeti 9:69 është ajeti 1,304 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tevbe?
Surja Et-Tevbe ka 129 ajete. Është surja numër 9 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tevbe është mekase apo medinase?
Surja Et-Tevbe klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 9:69?
Po. Ajeti 9:69 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tevbe?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 129 ajetet dhe 2,498 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.