Surja Et-Tevbe 9:72 التوبة
Ky është ajeti 72 nga 129 i sures Et-Tevbe, ajeti 1307 nga 6236 në Kuran, xhuzi 10. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 198.
وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةٗ فِي جَنَّٰتِ عَدۡنٖۚ وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ
Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh.125 Kjo është fitorja madhështore.
Shënimet e përkthyesit (1)
- 125 “por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh...”: Ky varg është shumë i rëndësishëm për të kuptuar drejt realitetin në Xhenet. Përtej përshkrimeve të kënaqësive ndjesore, theksohet vlera më e madhe për ata që do të hyjnë në Xhenet: kënaqësia dhe miratimi i Zotit të tyre, Allahut të Lartmadhëruar, vlera më e madhe për besimtarët.
9:72 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0
Cilësimet e leximit
Theksimi
Madhësia e tekstit
Shfaq
Ecuria e leximit
Ecuria e leximit u fshi
0
0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.
0
0 xhevahire në pritje sot
Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.
Tefsir · 9:72
Al-Mukhtasar
Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve që i besojnë Atij, se do t’i fusë Ditën e Gjykimit në kopshtet e Xhenetit, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje as nuk do të vdesin e as nuk do t’u mbarojnë mirësitë. Ai premton se do t’i fusë në banesa të mrekullueshme të Xhenetit të Përjetshëm, ndërsa kënaqësia e Allahut që do të zbresë mbi ta do të jetë më e madhe se gjithçka tjetër atje. Ky shpërblim është arritja më e madhe e njeriut, e cila nuk krahasohet me asnjë arritje tjetër.
Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution
- Xhuzi
- 10
- Numri i fjalëve
- 24
- Mushafi i Medinës (604 faqe)
- 198
- Mushafi IndoPak (610 faqe)
- 198
- Mushafi Naskh (612 faqe)
- 199
Në cilën sure është ajeti 9:72?
Surja Et-Tevbe (التوبة). Surja 9 nga 114 · 129 ajete.
Në cilin xhuz është ajeti 9:72?
Xhuzi: 10.
Në cilën faqe është ajeti 9:72?
Mushafi i Medinës (604 faqe): 198 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 198 · Mushafi Naskh (612 faqe): 199.
Sa fjalë ka ajeti 9:72?
Numri i fjalëve: 24.
Sa shkronja arabe ka ajeti 9:72?
Ajeti 9:72: 100 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.
Ku ndodhet ajeti 9:72 në Kuran?
Ajeti 9:72 është ajeti 1,307 nga 6,236 ajetet e Kuranit.
Sa ajete ka surja Et-Tevbe?
Surja Et-Tevbe ka 129 ajete. Është surja numër 9 nga 114 suret e Kuranit.
Surja Et-Tevbe është mekase apo medinase?
Surja Et-Tevbe klasifikohet si medinase.
A mund ta dëgjoj ajetin 9:72?
Po. Ajeti 9:72 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.
Cili tekst arabisht përdoret për suren Et-Tevbe?
Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 129 ajetet dhe 2,498 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.